Bota e Futbollit

Indicazioni

Bota e Futbollit Bota e Futbollit do ju përcjell të gjitha lajmet e fundit rreth futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar. Lajme nga të gjitha klubet dhe çdo kuriozitet. ⚽️🤝👏

Statistika dhe shumë gjëra të tjera do ju informojmë në çfarëdo aspekti.

🚨🤍 BOMBA NË MERKATO! JJ GABRIEL ZGJEDH REAL MADRIDIN!Talenti 16-vjeçar anglez, JJ Gabriel ka marrë vendimin për të ardhm...
06/11/2026

🚨🤍 BOMBA NË MERKATO! JJ GABRIEL ZGJEDH REAL MADRIDIN!

Talenti 16-vjeçar anglez, JJ Gabriel ka marrë vendimin për të ardhmen e tij: REAL MADRIDIN! ⭐️

Pavarësisht përpjekjeve të Manchester United për ta mbajtur në ekip dhe interesimit të pesë klubeve të tjera të mëdha europiane, dëshira e lojtarit është të transferohet në Madrid si lojtar i lirë. 🤯

Negociatat drejt largimit nga Manchester United janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja me gjigantët spanjollë mund të konkretizohet shumë shpejt! 👀

💔🇵🇹 NJË ËNDËRR QË NUK DO TË BËHET REALITET! Vetëm dy ditë pasi Cristiano Ronaldo Jr. mori ftesën e tij të parë në Kombët...
06/11/2026

💔🇵🇹 NJË ËNDËRR QË NUK DO TË BËHET REALITET!

Vetëm dy ditë pasi Cristiano Ronaldo Jr. mori ftesën e tij të parë në Kombëtaren U-17 të Portugalisë, babai i tij, Cristiano Ronaldo, njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja portugeze. 😢

Shpresa për të parë një ditë babë e bir të luajnë së bashku me fanellën e Portugalisë tashmë është shuar. 😔

Një kapitull i jashtëzakonshëm për CR7 po mbyllet, ndërsa për djalin e tij sapo ka nisur një rrugëtim i ri. 🌟

Ëndrra e një brezi, tani në duart e brezit të ri! ❤

🚨🔴 BAYERN MÜNCHEN VË NË SHËNJESTËR TALENTIN P***K! 🇵🇱Oskar Pietuszewski është një nga objektivat me prioritet të lartë t...
06/11/2026

🚨🔴 BAYERN MÜNCHEN VË NË SHËNJESTËR TALENTIN P***K! 🇵🇱

Oskar Pietuszewski është një nga objektivat me prioritet të lartë të Bayern München! Talenti 18-vjeçar p***k po shkëlqen te Porto, ku u bashkua janarin e kaluar, dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve të Gjermanisë. 💥

Bavarezët po e ndjekin nga afër, veçanërisht pas dëmtimit të Luis Díaz, që ka lënë një boshllëk në krahun e majtë të sulmit. 🥶

Sipas raportimeve, Pietuszewski vlerësohet shumë nga skautët e klubit dhe po monitorohet me kujdes. 😍

Klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro. A do të bëhet ai pasardhësi p***k i Robert Lewandowskit në Allianz Arena? 👀🤔

🇦🇱🖤💙 KTHIM EMOCIONUES NË BERGAMO! BERAT GJIMSH*TI RISHFAQET NË SHTËPINË E TIJ! 🏟️🔥Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat...
06/11/2026

🇦🇱🖤💙 KTHIM EMOCIONUES NË BERGAMO! BERAT GJIMSH*TI RISHFAQET NË SHTËPINË E TIJ! 🏟️🔥

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimsh*ti, është rikthyer në Bergamo, aty ku ka shkruar një pjesë të rëndësishme të historisë së tij! ❤️

Sonte, mbrojtësi kuqezi ishte i pranishëm në stadium, për të ndjekur nga afër Atalantën në sfidën e Conference League kundër Kairat Almaty.

Një rikthim special për liderin shqiptar, që ka lënë gjurmë të mëdha me fanellën zikaltër! 🇦🇱💪

“Para 18 vjetësh, isha në Kosovë🇽🇰 duke e shikuar Fenerbahçen duke mposhtur Chelsean.  Më kujtohet si sot. Nuk isha futb...
05/11/2026

“Para 18 vjetësh, isha në Kosovë🇽🇰 duke e shikuar Fenerbahçen duke mposhtur Chelsean. Më kujtohet si sot. Nuk isha futbollist. Ai fëmijë sot është rritur dhe ka shënuar gol kundër Liverpoolit që i solli Fenerit fitoren e parë pas 18 vitesh në Ligën e Kampionëve. E mrekullueshme, jam shumë i lumtur.” 🥹😔

🗣️ VEDAT MURIQI ❤️

🚨⚪⚫ JUVENTUS FITON NË TRANSFERTËN HOLANDEZE! 🔥🇳🇱Juventusi merr një fitore shumë të rëndësishme përballë AZ Alkmaar me sh...
05/11/2026

🚨⚪⚫ JUVENTUS FITON NË TRANSFERTËN HOLANDEZE! 🔥🇳🇱

Juventusi merr një fitore shumë të rëndësishme përballë AZ Alkmaar me shifrat 2-1, duke dhënë një tjetër sinjal pozitiv! 🤍🖤

Kolo Muani protagonist me një gol dhe një asist, ndërsa Koopmeiners gjen rrugën e rrjetës në një ndeshje të veçantë për të dhe vëllain e tij. ❤️⚽

Bardhezinjtë marrin tri pikë të arta, ndërsa tifozët festojnë një tjetër mbrëmje pozitive të Juventusit! 💪

🏆 Kush ishte lojtari më i mirë i ndeshjes sipas jush? 🤔

🇦🇱💎 SHQIPËRIA NË NDJEKJE TË LUTFI DALIPIT! 😍💪Një tjetër talent shqiptar mund t’i bashkohet kuqezinjve! 🔥20-vjeçari i You...
05/11/2026

🇦🇱💎 SHQIPËRIA NË NDJEKJE TË LUTFI DALIPIT! 😍💪

Një tjetër talent shqiptar mund t’i bashkohet kuqezinjve! 🔥

20-vjeçari i Young Boys, aktualisht i huazuar te Vaduz, po kalon një sezon fantastik, me 6 gola dhe 9 asistime në bilancin e tij. 🇨🇭⚽

Dalipi aktivizohet si mesfushor ofensiv, por mund të luajë edhe në të dy krahët e sulmit. Edhe pse së fundmi ishte pjesë e Zvicrës U-21, talenti shqiptar ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta përfaqësojë më Zvicrën dhe zgjedhja e tij është mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas raportimeve, FSHF-ja po e ndjek nga afër situatën e tij, ndërsa Shqipëria shihet si një opsion që e tërheq më shumë lojtarin. 🇦🇱

A do të jetë Lutfi Dalipi emri i radhës që do të zgjedhë fanellën kuqezi? 💎🤔

👏🏻❤️‍🩹 RESPEKT I MADH PËR FLORENTINO PÉREZIN!Florentino Pérez dhe Emilio Butragueño kanë shkuar në ceremoninë mortore pë...
05/11/2026

👏🏻❤️‍🩹 RESPEKT I MADH PËR FLORENTINO PÉREZIN!

Florentino Pérez dhe Emilio Butragueño kanë shkuar në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Jesús de Miguelit, duke treguar edhe një herë anën më njerëzore të Real Madridit dhe respektin për njerëzit që janë pjesë e historisë së klubit.

Real Madridi është shumë më tepër sesa futboll. Është familje, respekt dhe vlera! ❤️🤍

🚨🤯 FERENCVÁROS TURPËRON MILANIN NË SAN SIRO! 🇭🇺💥Askush nuk e priste këtë rezultat! Ferencváros shkakton surprizën e madh...
05/11/2026

🚨🤯 FERENCVÁROS TURPËRON MILANIN NË SAN SIRO! 🇭🇺💥

Askush nuk e priste këtë rezultat! Ferencváros shkakton surprizën e madhe duke mposhtur Milanin me rezultatin 2-0 në San Siro, përballë tifozëve kuqezi! 😱

Lenny Joseph ishte makthi i mbrojtjes milaniste, duke realizuar një dopietë fantastike dhe duke i dhuruar skuadrës hungareze një fitore të paharrueshme. 🇭🇹🔥

Një mbrëmje për t'u harruar për Milanin, por historike për Ferencváros! 🥶

Kush ishte lojtari më i mirë i ndeshjes? 👀🤔

🚨👋 ZYRTARE: Federata Portugeze e Futbollit dëshiron të organizojë një CEREMONI MADHËSHTORE në nder të Cristiano Ronaldos...
05/11/2026

🚨👋 ZYRTARE: Federata Portugeze e Futbollit dëshiron të organizojë një CEREMONI MADHËSHTORE në nder të Cristiano Ronaldos, për të festuar 23 vitet e tij me kombëtaren e Portugalisë! 🇵🇹❤️

“Federata Portugeze e Futbollit nuk dëshiron që kjo lamtumirë të kalojë pa homazhet që Cristiano Ronaldo meriton.
Jemi plotësisht të vendosur të organizojmë dhe të kontribuojmë për një ceremoni madhështore, në lartësinë e karrierës së jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos.
Tifozët dhe i gjithë vendi do të kenë mundësinë ta duartrokasin dhe ta festojnë edhe një herë lojtarin që na ka dhuruar kaq shumë.”

FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA, KAPITEN! ❤️

PORTUGALIA DO TË JETË GJITHMONË SHTËPIA JOTE! 🇵🇹💪

Indirizzo

Pietra Ligure

Sito Web

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Bota e Futbollit pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi

Categoria

Palestre nelle vicinanze