10/06/2026
Nxënësit e klasës CM2 të EFIT morën pjesë në turneun Tournoi du Vase 2026 në Soissons, Francë, ku u përballën me ekipe nga shkolla të ndryshme të qytetit dhe rajonit. Mes rreth 100 skuadrave pjesëmarrëse, ekipi i EFIT arriti një renditje shumë prestigjioze, duke treguar përkushtim, guxim dhe një shpirt të admirueshëm sportiv.
Megjithatë, vlera më e madhe e kësaj eksperience nuk matet me renditjen apo rezultatin përfundimtar. Ajo që na bën më krenarë është fakti që regbia shqiptare u përfaqësua edhe në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, duke dëshmuar se gjithnjë e më shumë fëmijë po njohin këtë sport dhe po përqafojnë vlerat e tij: respektin, disiplinën, solidaritetin dhe punën në ekip.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e gjithë sistemit të ragbisë në Shqipëri dhe një arsye e madhe krenarie për të gjithë ne. Jemi shumë të lumtur që shohim brezin e ri të rritet përmes sportit dhe të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat tona në arenën ndërkombëtare.
Urime nxënësve, mësuesve dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë eksperiencë të bukur! 👏🏉🇦🇱🇫🇷
---------‐------------
The CM2 students of EFIT took part in the Tournoi du Vase 2026 in Soissons, France, where they competed against teams from schools across the city and surrounding areas. Among nearly 100 participating teams, EFIT achieved a highly prestigious placement, demonstrating commitment, determination, and an outstanding sporting spirit.
However, the true value of this experience goes far beyond rankings or final results. What makes us most proud is that Albanian rugby was represented at another important international event, showing that more and more young people are discovering this sport and embracing its core values: respect, discipline, teamwork, and solidarity.
This represents another important step forward for the development of the entire rugby system in Albania and a source of great pride for all of us. We are delighted to see the younger generation growing through sport and proudly representing our colors on the international stage.
Congratulations to the students, teachers, and everyone who contributed to making this experience possible! 👏🏉🇦🇱🇫🇷