Albanian Tennis Federation

Albanian Tennis Federation Federata Shqiptare e Tenisit

🏆🎾 Arbër Dano gjysmëfinalist në “Shkodra Open 2026” - Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3! 🇦🇱🏆Një tjetër paraqitje...
19/09/2026

🏆🎾 Arbër Dano gjysmëfinalist në “Shkodra Open 2026” - Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3! 🇦🇱🏆

Një tjetër paraqitje e rëndësishme e tenisit shqiptar në arenën ndërkombëtare! 🎾🇦🇱 Arbër Dano është shpallur gjysmëfinalist në turneun ndërkombëtar “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 - Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër.

🔸 Arbër Dano zhvilloi një paraqitje shumë të mirë përgjatë garës, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale.

🔸 Në çerekfinale, Arbër Dano 🇦🇱 mposhti Selim Cemal Yildiz 🇲🇰 me rezultatin 6-2, 6-4, duke siguruar një vend mes katër tenistëve më të mirë të turneut.

🇦🇱👏 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Arbër Danon për këtë paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare dhe për rrugëtimin e tij deri në gjysmëfinalen e “Shkodra Open 2026”.

🎾🌍 Urime Arbër dhe shumë suksese në vazhdim! 🏆🇦🇱

U16 Albania 🎾🇦🇱

🏆🎾 Alex Prifti shpallet kampion në “Shkodra Open 2026” - Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3! 🇦🇱🏆Një sukses i rënd...
19/09/2026

🏆🎾 Alex Prifti shpallet kampion në “Shkodra Open 2026” - Tennis Europe Junior Tour, U16 Category 3! 🇦🇱🏆

Një sukses i rëndësishëm për tenisin shqiptar në arenën ndërkombëtare! 🎾🇦🇱 Alex Prifti është shpallur kampion i turneut “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër.

🔸 Alex Prifti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke fituar katër ndeshje në rrugëtimin drejt titullit.
🔸 Në finalen e turneut, Alex u përball me Maximilian Hajcik 🇩🇪, të cilin e mposhti pas një ndeshjeje të luftuar me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, duke siguruar titullin e kampionit në grupmopshën U16. Ky titull sigurohet për herë të parë nga një tenist mashkull shqiptar.

🏆 Rrugëtimi i Alex Priftit drejt fitores:

🎾 Raundi i 16-shes: Alex Prifti 🇦🇱 - Lorenzo Butigan 🇭🇷 6-3, 6-2
🎾 Çerekfinale: Alex Prifti 🇦🇱 - Petar Stankovic 🇲🇪 7-5, 6-4
🎾 Gjysmëfinale: Alex Prifti 🇦🇱 - Julian Mrga Trifunovski 🇲🇰 6-2, 6-0
🎾 Finale: Alex Prifti 🇦🇱 - Maximilian Hajcik 🇩🇪 6-4, 5-7, 6-3

🇦🇱👏 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe për paraqitjen e shkëlqyer përgjatë gjithë turneut.

🎾🌍 Urime Alex dhe shumë suksese në vazhdim! 🏆🇦🇱

U16 Albania 🎾🇦🇱

🏆🎾 Përfundon me sukses “Adriatic Tennis Cup II 2026” - U12 🇦🇱🎾Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun “...
15/09/2026

🏆🎾 Përfundon me sukses “Adriatic Tennis Cup II 2026” - U12 🇦🇱🎾

Federata Shqiptare e Tenisit përmbylli me sukses turneun “Adriatic Tennis Cup II 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Adriatic Tennis Park, Shkodër, në kuadër të aktiviteteve kombëtare të tenisit. 🎾🇦🇱

🔸 Turneu mblodhi në fushat e Adriatic Tennis Park tenistë të rinj në kategorinë U12, duke sjellë gjatë dy ditëve ndeshje të bukura, emocione dhe konkurrencë të fortë mes sportistëve të rinj.

🏆 Fituesit dhe finalistët U12:

Djem U12
🥇 Fitues: Serzh Balluku
🥈 Finalist: Blin Papa

Vajza U12
🥇 Fituese: Siara Tola
🥈 Finaliste: Kataleia Preni

🇦🇱👏 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Serzh Ballukun dhe Siara Tolën për fitimin e titujve, si dhe Blin Papën dhe Kataleia Prenin për arritjen në finalet e turneut.

Një urim i veçantë shkon për të gjithë sportistët pjesëmarrës, të cilët me përkushtimin dhe paraqitjet e tyre kontribuan në një aktivitet të bukur sportiv për tenisin e të rinjve në Shqipëri.

🎾🏆 Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në turnetë e ardhshëm! 🇦🇱

Shkoder Albania 🎾🇦🇱

🎾🌍🇦🇱 Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2026” - U16, Category 3 🇦🇱🌍🎾Federata Shqiptare e Tenisit vijon kalendarin e...
14/09/2026

🎾🌍🇦🇱 Tennis Europe Junior Tour “Shkodra Open 2026” - U16, Category 3 🇦🇱🌍🎾

Federata Shqiptare e Tenisit vijon kalendarin e aktiviteteve ndërkombëtare në Shqipëri me “Shkodra Open 2026”, turne i nivelit Tennis Europe Junior Tour, U16 - Category 3, i cili po zhvillohet gjatë datave 14-20 Shtator 2026.

🔸 Turneu zhvillohet për grupmoshën 16 vjeç e poshtë (U16) dhe mbledh në “Adriatic Tennis Park” në Shkodër tenistë të rinj nga vende të ndryshme, të cilët do të garojnë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar të Tennis Europe.

🔸 “Shkodra Open 2026” zhvillohet në kuadër të kalendarit të Tennis Europe Junior Tour dhe Federatës Shqiptare të Tenisit dhe përbën një mundësi të rëndësishme për sportistët e rinj për të fituar eksperiencë ndërkombëtare, për të përballuar kundërshtarë të niveleve të ndryshme dhe për të zhvilluar më tej potencialin e tyre sportiv.

🏆 I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe një turne sa më të mbarë e emocionues!

Shkoder Albania 🎾🇦🇱

🏆🎾 Përfundon me sukses turneu “KORÇA JUNIOR I 2026” U18 🇦🇱🎾Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça ...
14/09/2026

🏆🎾 Përfundon me sukses turneu “KORÇA JUNIOR I 2026” U18 🇦🇱🎾

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, përmbylli me sukses turneun “KORÇA JUNIOR I 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.

🔸 Turneu mblodhi në Korçë tenistë të rinj, të cilët garuan në kategorinë U18, për meshkuj dhe femra.

🔸 Gjatë dy ditëve të aktivitetit u zhvilluan ndeshje plot konkurrencë dhe emocione, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin kombëtar të tenisit.

🏆 Fituesit dhe finalistët e kategorive U18:

Djem U18
🥇 Fitues: Ares Ferhati
🥈 Finalistë: Brajan Zake

🥇 Fituese: Emeli Bilali
🥈 Finaliste: Aleksia Beta

🇦🇱👏 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

🎾🏆 Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim! 🇦🇱

🏆🎾 Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” 14&U, Category 3, organizuar nga F...
12/09/2026

🏆🎾 Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” 14&U, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 5-12 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. 🎾🌍🇦🇱

🔸 Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me emocione, konkurrencë dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë 14&U.

🏆 Fituesit dhe finalistët e turneut:

Djem Singles
🥇 Fitues: Nikita Alexander Rung 🇩🇪
🥈 Finalist: George Troulis 🇬🇷

Vajza Singles
🥇 Fituese: Martina Kurbatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Hana Veseli🇽🇰

Djem Doubles
🥇 Fitues: Filippo Del Giudice 🇮🇹 & Andrea Vaccari 🇮🇹
🥈 Finalistë: Rafal Sulejewski 🇵🇱 & George Troulis 🇬🇷

Vajza Doubles
🥇 Fituese: Ailin Bakiyeva 🇰🇿 & Martina Kurbatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Danelya Beissebayeva 🇰🇿 & Zhanerke Toktasyn 🇰🇿

🇦🇱👏 Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre dhe falënderon trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar në Shqipëri.

🎾🌍 Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim! 🇦🇱🏆

🎾🌍🇦🇱 Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” - 14&U, Category 3 🇦🇱🌍🎾Federata Shqiptare e Tenisit vijon kalendarin e ak...
07/09/2026

🎾🌍🇦🇱 Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” - 14&U, Category 3 🇦🇱🌍🎾

Federata Shqiptare e Tenisit vijon kalendarin e aktiviteteve ndërkombëtare në Shqipëri me “NSP Open 2026”, turne i nivelit Tennis Europe Junior Tour, 14&U - Category 3, i cili po zhvillohet gjatë datave 7-13 Shtator 2026.

🔸 Turneu zhvillohet për grupmoshën U14 dhe mbledh në Tiranë tenistë të rinj nga vende të ndryshme, të cilët do të garojnë në një prej aktiviteteve ndërkombëtare të Tennis Europe.

🔸 “NSP Open 2026” zhvillohet në kuadër të kalendarit të Tennis Europe Junior Tour dhe përbën një mundësi të rëndësishme për sportistët e rinj për të fituar eksperiencë ndërkombëtare, për të përballuar kundërshtarë të niveleve të ndryshme dhe për të zhvilluar më tej potencialin e tyre sportiv.

🎾🇦🇱 Organizimi i këtij turneu në Shqipëri kontribuon në promovimin dhe zhvillimin e tenisit të të rinjve, duke e kthyer Tiranën dhe Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në një pikë takimi për talentet e reja të tenisit europian.

🏆 I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe një turne sa më të mbarë e emocionues!

Tirana Albania 🎾🇦🇱

🎾🏆 KORÇA JUNIOR I 2026 🏆🎾Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, ka kënaqësinë të njoftojë or...
07/09/2026

🎾🏆 KORÇA JUNIOR I 2026 🏆🎾

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e turneut “KORÇA JUNIOR I 2026 ”, i cili do të zhvillohet më 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.

Turneu do të organizohet për kategoritë ROG dhe U18, për meshkuj dhe femra, duke mbledhur tenistë të rinj nga e gjithë Shqipëria.

📍 Vendi i zhvillimit: Qendra Sportive, Korçë
📅 Datat: 12-13 Shtator 2026
👦👧 Kategoritë: ROG & U18 Meshkuj/Femra

📝 Regjistrimet janë të hapura dhe do të pranohen deri të premten në orën 17:59.

👉🏻Nxitoni të regjistroheni në linkun: https://albaniantennis.clubspark.net/AlbanianTennisFederation/Tournaments/Overview/A74BE409-4B0B-4BA7-8709-F2404DBDAAD4

Male WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Djem RED)
Male WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Djem ORANGE)
Male WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Djem GREEN)
Male WTN 1 - 40, age 16 - 18 (Djem U18)

Female WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Vajza RED)
Female WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Vajza ORANGE)
Female WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Vajza GREEN)
Female WTN 1 - 40, age 16 - 18 (Vajza U18)

📞 Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: 069 218 2552

Ju mirëpresim në Korçë për një tjetër festë të tenisit shqiptar! 🎾🇦🇱

🎾ADRIATIC TENNIS CUP II- U12 & U16 🎾Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club, gjatë datave 12-...
06/09/2026

🎾ADRIATIC TENNIS CUP II- U12 & U16 🎾

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club, gjatë datave 12-13 Shtator organizojnë turneun “Adriatic Tennis Cup II 2026” për kategoritë U12 & U16 Djem dhe Vajza në Adriatic Tennis Park në Shkodër.

🚨Afati për regjistrim në turne deri më 11 Shtator 2026 në ora 17:59.

👉🏻Nxitoni të regjistroheni në linkun: https://albaniantennis.clubspark.net/AlbanianTennisFederation/Tournaments/Overview/A79A2FBD-EC69-47AF-B935-80151477AE8B

Male WTN 1 - 40, age 10 - 12 (Djem U12)
Male WTN 1 - 40, age 14 - 16 (Djem U16)

Female WTN 1 - 40, age 10 - 12 (Vajza U12)
Female WTN 1 - 40, age 14 - 16 (Vajza U16)

📲Për informacione shtesë kontaktoni në numrin e telefonit: +355699698593

Ju mirëpresim në këtë turne të bukur në Shkodër!🤗

🏆🎾 Jonis Gaba, fitues në përballjet Doubles dhe Finalist në Singles. 🏆🇦🇱Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis ...
05/09/2026

🏆🎾 Jonis Gaba, fitues në përballjet Doubles dhe Finalist në Singles. 🏆🇦🇱
Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” U12, Category 2, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 31 Gusht - 5 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. 🎾🌍🇦🇱

🔸 Në këtë turne të nivelit ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me konkurrencë, emocione dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë U12.

🔸 Një paraqitje shumë të mirë zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Jonis Gabën që arriti finalen në Singles dhe u shpall kampion në Doubles, së bashku me Andreas Gregoriou nga Qipro.

🏆 Fituesit dhe finalistët e turneut:

Djem Singles
🥇 Fitues: Andreas Gregoriou 🇨🇾
🥈 Finalist: Jonis Gaba 🇦🇱

Vajza Singles
🥇 Fituese: Mariya Akatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Alisa Larin-Skorobogatov 🇬🇧

Djem Doubles
🥇 Fitues: Jonis Gaba 🇦🇱 & Andreas Gregoriou 🇨🇾
🥈 Finalistë: Arseniy Gorbach 🇰🇿 & Rassul Tleof 🇰🇿

Vajza Doubles
🥇 Fituese: Aizara Abayeva 🇰🇿 & Mariya Akatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Oyku Buyukaslan 🇹🇷 & Alisa Larin-Skorobogatov 🇬🇧

🔸 Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të Tennis Europe në Shqipëri.

🎾🌍 Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim! 🇦🇱🏆

Address

Qendra Kombëtare E Tenisit, Rr. Dine Hoxha, National Sport Park, Tiranë
Tirana
1057

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Tennis Federation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Albanian Tennis Federation:

Shortcuts

Share

Category