Sporti Shqiptar

Sporti Shqiptar Dashuria jonë e parë ka qenë dhe mbetet futbolli ♥️🔥
Faqe mbi sportin në Shqipëri dhe botë.

Për ne, kritika është pjesa e shëndoshë e së vërtetës...
Histori, kuriozitete, anekdota dhe reflektime mbi sportin më të bukur në botë; futbollin.

🇦🇱🇮🇳 25-vjeçari indian që drejton Apoloninë, një rast ekzotik në futbollin shqiptarFutbolli shqiptar po përjeton një nga...
15/09/2026

🇦🇱🇮🇳 25-vjeçari indian që drejton Apoloninë, një rast ekzotik në futbollin shqiptar

Futbolli shqiptar po përjeton një nga ato histori të pazakonta që tërheqin vëmendjen edhe përtej rezultatit në fushë. Në Fier, një emër nga India është shndërruar në një prej figurave më ekzotikr të fillimit të sezonit: Noor Alam.

I lindur më 6 shkurt 2001 në Lalnagar të Bengalit Perëndimor, Alam është vetëm 25 vjeç. Ai është pjesë e strukturës drejtuese të Apolonisë prej gushtit 2025, në rolin e drejtorit teknik dhe sportiv, ndërsa në të kaluarën ka punuar në futbollin e moshave në Indi, përfshirë Kerala Blasters dhe Blasters FC U17. Sipas Transfermarkt, ai zotëron licencën UEFA A, një element që e bën profilin e tij edhe më interesant për moshën që ka.

Rrugëtimi i tij në Fier nuk është thjesht një histori ekzotike. Apolonia e ka përfshirë në një projekt që lidhet fort me zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe me ndërtimin e një strukture moderne futbolli. Gjatë verës, në mungesë të një trajneri të emëruar, Alam mori përgjegjësi edhe në pankinë, së bashku me trajnerët e ekipeve U-19 dhe U-17. Kjo zgjidhje fillimisht u konsiderua e përkohshme, por situata vazhdoi edhe në prag të kampionatit.

Dhe prova e parë erdhi në ndeshjen e debutimit në Kategorinë e Dytë. Më 14 shtator, Apolonia mposhti 2-1 Tomorin në Fier, me një formacion jashtëzakonisht të ri: lojtari më i madh në formacionin titullar ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe 16-vjeçari Kleron Allushaj.

Kjo e bën historinë e Alam edhe më interesante. Nuk bëhet fjalë vetëm për moshën e trajnerit/drejtuesit indian, por për një filozofi që synon t'u japë hapësirë futbollistëve të rinj dhe t'i zhvillojë ata brenda klubit.

Apolonia, një klub me histori që nis që në vitin 1925 dhe që ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë në vitin 1998, këtë sezon ka përfunduar në Kategorinë e Dytë pas rënies nga e para. Objektivi i deklaruar është rikthimi sa më shpejt në Kategorinë e Parë.

Në këtë projekt, Noor Alam përfaqëson një figurë jo të zakonshme për futbollin shqiptar: një profesionist indian vetëm 25 vjeç, me licencë UEFA A, eksperiencë në futbollin e të rinjve në Indi dhe tashmë përgjegjësi të rëndësishme në një klub shqiptar.

Një histori që bashkon Indinë me Fierin dhe që mund të jetë vetëm fillimi i një kapitulli shumë më të madh për Noor Alam në futbollin shqiptar.

🤯 Cristiano Ronaldo ka 7 tripleta më shumë se ka Kylian Mbappé ka në të njëjtën fazë të karrierës së tyre te Real Madrid...
15/09/2026

🤯 Cristiano Ronaldo ka 7 tripleta më shumë se ka Kylian Mbappé ka në të njëjtën fazë të karrierës së tyre te Real Madridi.

Ronaldo kishte shënuar 9 tripleta deri në shtatorin e sezonit të tij të tretë, ndërsa Mbappé aktualisht ka 3 në të njëjtën pikë të sezonit të tretë 👀

😮‍💨🥇 Manchester City ka arritur 10 fitore në Premier League, në stadiumin "Old Trafford" dhe bëhet skuadra e parë mike q...
15/09/2026

😮‍💨🥇 Manchester City ka arritur 10 fitore në Premier League, në stadiumin "Old Trafford" dhe bëhet skuadra e parë mike që e arrin këtë shifër.

Momenti, kur Messi tha: "Më lejoni ta ndryshoj historinë e futbollit..."Dhe ai e ndryshoi atë 😍👏
15/09/2026

Momenti, kur Messi tha: "Më lejoni ta ndryshoj historinë e futbollit..."
Dhe ai e ndryshoi atë 😍👏

🏆 Njëri prej tyre ka fituar 8 "T**a të Artë".🏆 Tjetri ka fituar 5 "T**a të Artë".Por asnjërin prej tyre nuk e kemi dëgju...
15/09/2026

🏆 Njëri prej tyre ka fituar 8 "T**a të Artë".

🏆 Tjetri ka fituar 5 "T**a të Artë".

Por asnjërin prej tyre nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë të thotë: “E meritoja”.

Asnjëherë. As pas gjithë atyre viteve në majë.

𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐚 🐐

🚨⭐️ Xavi Espart bëhet 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭ë 𝐦ë 𝐢 𝐫𝐢 që shënon për Barcelonën në La Liga në shekullin XXI, në moshën 19 vjeç e...
15/09/2026

🚨⭐️ Xavi Espart bëhet 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭ë 𝐦ë 𝐢 𝐫𝐢 që shënon për Barcelonën në La Liga në shekullin XXI, në moshën 19 vjeç e 115 ditë...

…vetëm Pau Cubarsí ka shënuar në një moshë më të re si mbrojtës i Barçës në La Liga gjatë këtij shekulli 🇪🇸

🙅🏼‍♂️ “𝐓𝐎𝐏𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐓Ë, 𝐉𝐎 𝐀𝐑𝐒𝐘𝐄𝐉𝐀”Rodri iu është përgjigjur zërave se vendimi i tij për të refuzuar Real Madridin lidhej me...
15/09/2026

🙅🏼‍♂️ “𝐓𝐎𝐏𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐓Ë, 𝐉𝐎 𝐀𝐑𝐒𝐘𝐄𝐉𝐀”

Rodri iu është përgjigjur zërave se vendimi i tij për të refuzuar Real Madridin lidhej me bojkotimin e 'Topit të Artë' nga klubi madrilen, ku ai triumfoi 🫵🏼❌

“𝐍𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭ë që refuzova Real Madridin sepse ata bojkotuan 'Topin e Artë'. Në atë moment, kjo nuk ndikoi tek unë…' pasi ishte dita ime e veçantë”.

“Nuk ka kuptim të flasim për njerëz që nuk ishin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ishte thjesht një moment i bukur për familjen time dhe për mua”.

🚨 ZYRTARE! "SPOTIFY CAMP NOU" DHE "ALLIANZ ARENA" PËR TË PRITUR DY FINALET E ARDHSHME TË UCL 🏟️✨🏆🇪🇺 Champions League2028...
15/09/2026

🚨 ZYRTARE! "SPOTIFY CAMP NOU" DHE "ALLIANZ ARENA" PËR TË PRITUR DY FINALET E ARDHSHME TË UCL 🏟️✨

🏆🇪🇺 Champions League
2028: "Allianz Arena", Mynih 🇩🇪
2029: "Camp Nou", Barcelonë 🇪🇸

🏆🇪🇺 "Europa League"
2028: Arena Kombëtare, Bukuresht 🇷 🇴
2029: Stadiumi kombëtar Serbi, Beograd 🇷🇸

🏆🇪🇺 "Conference League"
2028: Stadiumi i Juventusit, Torino 🇮🇹
2029: "Puskás Aréna", Budapest 🇭🇺

🏆🇪🇺 Superkupa e UEFA-s
2027: "Johan Cruyff Arena", Amsterdam 🇳🇱
2028: "Astana Arena", Astana 🇰 🇿

🔥Luhen nesër ndeshjet e Kategorisë së Parë për javën e 3️⃣-të
15/09/2026

🔥Luhen nesër ndeshjet e Kategorisë së Parë për javën e 3️⃣-të

Address

Elbasan

Telephone

+355682058404

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sporti Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category