FC Vushtrria

FC Vushtrria Faqja e vetme zyrtare FC Vushtrria, me emrin e mëparshëm KF Kosova nga Vushtrria e themeluar në v

FUTBOLLI NË VUSHTRRI

Supozohet se futbolli në Vushtrri fillon të luhet në mënyrë të organizuar pra në mënyrë
kolektive që nga viti 1915 edhe pse ka gojëdhëna se topi i parë në Vushtrri ka filluar të
luhet disa vite më parë , mirpo themi përkëtë se si i jep kuptimin e futbollit në mënyrë
të organizuar , që nga ajo kohë e deri më tani në kontiunitet që nga viti 1922 futbolli në
Vushtrri luhet nëpër

të gjitha garat e formave të ndryshme që janë organizuar në
Kosovë, që nga ajo kohe e deri më sot Kosova e Vushtrrisë njihet si burim i talentave të
futbollit gjë që më së miri dëshmohet sot e kësaj dite ku super talenti Milot Rashica I cili
aktualisht aktivizohet në superligën e Holandës në ekipin e Vitesses është transferuar
nga Kosova e Vushtrrise në vitin 2015. Ndërsa në vitet e kaluara po ashtu nga ky klub
kanë dalur edhe shumë talentë të tjere duke filluar nga Gani LLapashtica , Ramadan
Cimili të cilët kane shkelqyer në kohen e KF Prishtinës së lavdishme të viteve të 80-ta si
bashklojtarë të Fadil Vokrrit. Pastaj më vonë me Isa Sadriun I cili nga KF Prishtina
transferohet në Partizanin e Beogradit, ndersa Besnik Kollari i cili sa ishte junior në
Kosoven e Vushtrrise arriti rezultat historik me gjeneraten e vitit 1987 ku për here te
pare arrine ne finale te kupes se ish Yugoslavise te cilin e humbin nga Sarajeva me
rezultat 2 me 1 ku me pas transferohet ne Maribor te Sllovenise. Se Vushtrria eshte pa dyshim vater e talenteve te futbollit deshmohet edhe pas luftes se
Kosoves ne vitet 1999 me talentet e shumte si Besart Cecelia I cili transferohet ne ligen e
pare te Turqise, pastaj me Armend Dallkun I cili nga Vushtrria transferohet ne KF
Prishtina ku karieren e vazhdon ne Vorskla te Ukraines, po ashtu edhe me Ahmed
Jonuzin I cili transferohet direkt ne Vorskla. Klubi I futbollit Kosova Vushtrri suksesin me te madhe historik kishte periudhen 2011 – 2014 ku gjate kesaj kohe ishte privatizuar nga fabrika e llamarines Llamkos Galva Steel gjatë kësaj kohe në sezonen 2011/2012 rikthehemi në superligen e Kosoves ku pas dy
vitevë në sezonen 2013/2014 për herë të parë në histori të klubit shpallemi kampion I
Kosoves dhe fitues I superkupes se Kosoves. Pas kesaj periudhe fabrika e llamarinës Llamkos Galva steel falimenton si pasoj e
gjendjës së rëndë financiare, si rjedhoj I kesaj situate gjendja ne klub veshtirsohet
tejmase klubi bie nga Superliga ku I kanoset edhe shuarja si klub. Me ardhjen e disa njerzeve te bizneseve së bashku me ish lojtarët e klubit ka ambicije qe
klubit ti kthehet shkelqimi qe kishte dikur ku prioritet eshte futja ne superligen e
Kosoves dhe zhvillimi I shkolles se futbollit. Per fund Vushtrria veqohet edhe me shikueshmerin e lartë dhe të organizuar, ku shumë
qytete më te mëdha se Vushtrria nuk mund te mbledhin tifozë perkunder faktit se kemi
probleme financiare dhe jemi komune e vogel. Tifozet e quajtur FORCA jetojn për futbollin përkrahin klubin në të gjitha rrethanat si në
ligën e dyte si ne superlige, atmosfera gjithmon eshte spektakulare, mjafton qe te
shkruani ne youtube FORCA VUSHTRRI dhe do te bindeni me videot materialet.

REAGIM ZYRTAR I FC VUSHTRRIAFC Vushtrria reagon me shqetësim  lidhur me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e sotme ndaj FC ...
30/08/2026

REAGIM ZYRTAR I FC VUSHTRRIA

FC Vushtrria reagon me shqetësim lidhur me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e sotme ndaj FC Drita.

Klubi ynë e konsideron të papranueshme mënyrën se si një numër i shikuesve/tifozëve të ekipit mysafir nga Gjilani kanë hyrë në stadium, pa paralajmërim dhe procedurat e nevojshme që duhet të respektohen sipas rregulloreve dhe organizimit të përcaktuar nga FFK-ja.

Menjëherë pas hyrjes së tyre në stadium, janë regjistruar sjellje të papranueshme dhe incidente serioze. Është sulmuar autoambulanca e klubit, janë hedhur tyma dhe mjete të tjera piroteknike në fushën e lojës, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes janë dëgjuar sharje, ofendime dhe fyerje të vazhdueshme ndaj FC Vushtrria, tifozëve tanë dhe qytetit të Vushtrrisë.

Si pasojë e këtyre veprimeve dhe situatës së krijuar, ndeshja është detyruar të ndërpritet për plot 13 minuta, duke dëmtuar rëndë mbarëvajtjen normale të takimit dhe atmosferën sportive që duhet të mbizotërojë në një ndeshje të Superligës.

FC Vushtrria dënon fuqishëm çdo akt dhune,
vandalizmi, përdorimin e mjeteve piroteknike, sulmet ndaj stafit dhe pajisjeve mjekësore, si dhe gjuhën e urrejtjes dhe ofendimet që nuk kanë asnjë vend në futboll.

Ne i bëjmë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës, organeve kompetente të garave dhe institucioneve përgjegjëse, që të analizojnë me seriozitet të plotë të gjitha ngjarjet e sotme dhe të ndërmarrin masat e nevojshme në përputhje me rregulloret në fuqi.

FC Vushtrria ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë maksimumin për organizimin e ndeshjeve në një ambient të sigurt dhe sportiv. Megjithatë, siguria dhe respektimi i rregullave duhet të jenë përgjegjësi e të gjithëve, pa përjashtim.

Futbolli duhet të jetë festë, respekt dhe garë sportive jo dhunë, vandalizëm dhe urrejtje.
FC VUSHTRRIA

Warm Up 💙🤍
30/08/2026

Warm Up 💙🤍

LineUp
30/08/2026

LineUp

GAME DAY   🔵⚪️
30/08/2026

GAME DAY

🔵⚪️

⚽ JAVA 3 | FC VUSHTRRIA 🆚 FC DRITATë dielën na pret një tjetër përballje e fortë në Superligë! 💙📅 30 gusht 2026⏰ 16:30📍 ...
29/08/2026

⚽ JAVA 3 | FC VUSHTRRIA 🆚 FC DRITA

Të dielën na pret një tjetër përballje e fortë në Superligë! 💙

📅 30 gusht 2026
⏰ 16:30
📍 Stadiumi me Bari Artificial, Hajvali



💙🤍

Line - UpSuksese djema
22/08/2026

Line - Up

Suksese djema

𝔻𝕀𝕋𝔸 𝔼 ℕ𝔻𝔼𝕊ℍ𝕁𝔼𝕊 ⚪🔵⚽ FC Ballkani - FC Vushtrria⏰ 16:30🏟 Stadiumi i qytetit - Suharekë
22/08/2026

𝔻𝕀𝕋𝔸 𝔼 ℕ𝔻𝔼𝕊ℍ𝕁𝔼𝕊 ⚪🔵

⚽ FC Ballkani - FC Vushtrria
⏰ 16:30
🏟 Stadiumi i qytetit - Suharekë

Formacioni zyrtar për ndeshjen e sotme 💙🤍
15/08/2026

Formacioni zyrtar për ndeshjen e sotme 💙🤍

Gjithçka gati për sot! Nisemi drejt Hajvalisë për ndeshjen e parë në Superligë ndaj Malishevës. Forca! 💪⚽
15/08/2026

Gjithçka gati për sot! Nisemi drejt Hajvalisë për ndeshjen e parë në Superligë ndaj Malishevës.
Forca! 💪⚽

Pas rikthimit, vjen edhe ndeshja jonë e parë në elitën e futbollit kosovar! ⚽️💙 Ndeshja e parë e kampionatit – ndeshja e...
14/08/2026

Pas rikthimit, vjen edhe ndeshja jonë e parë në elitën e futbollit kosovar! ⚽️

💙 Ndeshja e parë e kampionatit – ndeshja e parë në Superligë!

Të bashkuar, me shumë energji nisim rrugëtimin tonë të ri.

📺 Ndeshjen mund ta ndiqni live në Artmotion 2.

Address

Rr, Faruk Beqiri
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FC Vushtrria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to FC Vushtrria:

Shortcuts

Share

Category