Fizioterapia Edita

Fizioterapia Edita Ambulanca e Terapisë Fizikale "FIZIOTERAPIA EDITA"

22/06/2026

Shock Wave Therapy – Një zgjidhje moderne për dhimbjet kronike

A vuani nga dhimbjet në thembër, shpatull, bërryl apo tendina? Shock Wave Therapy është një metodë moderne dhe jo-invazive që ndihmon në uljen e dhimbjes dhe përmirësimin e funksionit të zonës së prekur.

Kjo terapi përdor valë akustike që stimulojnë proceset natyrale të rigjenerimit të indeve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në rikuperimin më të shpejtë. Përdoret me sukses në trajtimin e fascitit plantar, tendinitit të Akilit, bërrylit të tenistit, kalcifikimeve të shpatullës dhe shumë problemeve të tjera muskuloskeletore.

Nëse dhimbja po ju kufizon aktivitetet e përditshme, ndoshta është koha të provoni një trajtim që synon shkakun e problemit, jo vetëm simptomat.

📞 Na kontaktoni në +38345620411 për më shumë informata dhe rezervimin e terminit tuaj.

18/06/2026

Risi në ordinancën tonë – Shock Wave Therapy tashmë në shërbimin tuaj!

Terapia me valë goditëse (Shock Wave Therapy) është një metodë moderne fizioterapeutike që përdor valë akustike me energji të lartë për të stimuluar proceset natyrale të shërimit në trup. Kjo terapi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, zvogëlimin e dhimbjes dhe rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Përdoret me sukses në trajtimin e problemeve të tendinave, dhimbjeve kronike të muskujve, thembrës së dhimbshme (spina kalkaneare), bërrylit të tenistit, dhimbjeve të shpatullës dhe shumë gjendjeve të tjera muskulo-skeletore.

Trajtimi është jo invaziv, zgjat vetëm disa minuta dhe në shumicën e rasteve pacientët mund t’i kthehen aktiviteteve të përditshme menjëherë pas seancës. Qëllimi nuk është vetëm lehtësimi i përkohshëm i dhimbjes, por trajtimi i shkakut të saj dhe stimulimi i shërimit afatgjatë.

Për më tepër mund ta vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri apo të kontaktoni në numër kontakti +38345620411.

23/05/2026

Ushtrimet e gjurit janë lëvizje të kontrolluara që përdoren për me e forcuar muskulaturën rreth gjurit, me e stabilizu nyjën, dhe me e ulur dhimbjen ose ngurtësinë. Ato janë shumë të rëndësishme sidomos pas lëndimeve, operacioneve, artrozës ose dobësimit të muskujve.

Për më tepër mund ta vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri apo të kontaktoni në numër kontakti +38345620411.

Konferenca e IV-të Ndërkombëtare e Fizioterapisë në Kosovë
16/05/2026

Konferenca e IV-të Ndërkombëtare e Fizioterapisë në Kosovë

Hixhamja është një metodë tradicionale terapeutike që përdoret si terapi plotësuese për përmirësimin e qarkullimit të gj...
14/05/2026

Hixhamja është një metodë tradicionale terapeutike që përdoret si terapi plotësuese për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, relaksimin e organizmit dhe lehtësimin e disa simptomave kronike. Në praktikën alternative aplikohet tek persona me tension arterial, yndyrna të larta në gjak, diabet, çrregullime të gjendrës tiroide, migrenë dhe gjendje të tjera kronike, me qëllim mbështetës për mirëqenien e përgjithshme të organizmit.

Efektet e hixhamës mund të ndryshojnë nga personi në person dhe terapia duhet të aplikohet me kujdes, sipas nevojës së pacientit, hixhamja aplikohet në kushte sterile dhe nga persona të trajnuar profesionalisht.

23/04/2026

Dry needling është teknikë që ngjan me akupunkturën, por nuk bazohet në mjekësinë kineze, por në anatomi moderne dhe muskuj. Qëllimi është të lirohet tensioni dhe spazmat muskulore.

Si aplikohet trajtimi?

1. Fizioterapisti gjen pikat e dhimbjes në muskuj
2. Vendos gjilpërën direkt në atë pikë, në pikat e Trigger point
3. Mund të ndjehet një tkurrje e vogël e muskujve (kjo është normale)
4. Gjilpëra qëndron disa sekonda deri disa minuta

Për çfarë përdoret?

* Dhimbje të qafës dhe shpinës
* Sindroma cervikale
* Dhimbje të shpatullës
* Dhimbje muskulore kronike
* Tek sportistët (për relaksim të muskujve)

Çfarë ndjen gjatë aplikimit dhe pas aplikimit?

* Gjatë aplikimit: pickim i lehtë ose ndjenjë tensioni
* Pas aplikimit: mund të ndjehet dhimbje e lehtë si “ndjeshmëri në muskuj” për 1–2 ditë

Sa efektive është?

Shumë pacientë ndjejnë lehtësim të shpejtë, sidomos kur dhimbja vjen nga muskujt e kontraktuar.
•Për dhimbje muskulore nga Trigger point shpesh jep lehtësim të shpejtë (edhe pas 1–3 seancash)
•Për dhimbje kronike (qafë, shpinë) efekt mesatar deri i mirë, sidomos nëse kombinohet me terapi të tjera fizikale
•Për probleme jo-muskulare (p.sh.: nervore, disqe) efekti më i kufizuar.

Për më tepër mund ta vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri apo të kontaktoni në numër kontakti +38345620411.

02/04/2026

👣 Kujdesi për shputat nuk është luks, është nevojë!

Shputat mbajn gjithë peshën e trupit dhe ndihmojnë në balancë, ecje dhe aktivitetet e përditshme. Nëse nuk kujdesemi, mund të ndjejmë lodhje, dhimbje në thembër apo probleme si fasciitis plantare.

Ushtrimet e thjeshta çdo ditë e mbajnë shputën të fortë dhe elastike, ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe bëjnë ecjen më të lehtë dhe stabile. Pak minuta çdo ditë, shumë përfitime për të ardhmen!

Për më tepër mund ta vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri apo të kontaktoni në numër kontakti +38345620411.

Address

Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 10:00 - 18:00
Tuesday 10:00 - 18:00
Wednesday 10:00 - 18:00
Thursday 10:00 - 18:00
Friday 10:00 - 18:00

Telephone

+38345620411

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizioterapia Edita posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share