15/06/2026
I deshirojme suksese anetarit tone te klubit ne ndarjen e drejtesise ne lojerat mesdhetare Taranto 2026
Me kënaqësi ju njoftojmë se gjyqtari ndërkombëtar i pingpongut, Naim Azemi, është përzgjedhur zyrtarisht për të ndarë drejtësinë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme shumë-sportive në rajonin e Mesdheut.
Pas pjesëmarrjes së gjyqtarit ndërkombëtar Jeton Beqiri në Lojërat Olimpike, që mbetet arritja më e lartë në fushën e arbitrimit sportiv, përzgjedhja e Naim Azemit në Lojërat Mesdhetare përfaqëson një tjetër sukses të rëndësishëm dhe dëshmi të zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrove të pingpongut kosovar në arenën ndërkombëtare.
Federata e Pingpongut e Kosovës e përgëzon Naim Azemin për këtë arritje të rëndësishme dhe i uron suksese në përfaqësimin e Kosovës në Taranto 2026.
Me respekt,
Federata e PingPongut e Kosovës