31/08/2026
🎩 SIG P210 — 700 YEARS OF SWISS CONFEDERATION 🇨🇭
📢 Një armë që nuk prezantohet. Ajo prezanton vetveten.
🏛️ Në vitin 1991, për të shënuar 700-vjetorin e Konfederatës Zvicerane, u krijua ky edicion i jashtëzakonshëm i legjendarit SIG P210, në një seri tejet të kufizuar ekzemplarësh.
✨ Eleganca e tij shkon deri në detajin më të vogël: përfundim i thellë blu, gravura me inkustrime ari dhe çekiçi, leva e sigurisë, slide stop-i dhe këmbëza të veshura me AR 18 KARATËSH.
🎩 Dorezat e bardha me Kryqin Zviceran dhe kutia luksoze prej druri kompletojnë një armë që është shumë më tepër se një P210.
🕰️ Është një pjesë historie. Një dëshmi e mjeshtërisë zvicerane dhe një objekt koleksioni me traditë, karakter e prestigj.
🥂 SIG P210 700th Anniversary është pa dyshim një ndër armët më të rralla dhe më të veçanta që kemi pasur ndonjëherë në Hunting Shop BUCK.
💫 Për ata që e kuptojnë diferencën mes një arme… dhe një vepre koleksionuese.