KB Vushtrria

KB Vushtrria Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KB Vushtrria, Sports Team, Vushtrri.

Për edicionin 2026/27, KB Vushtrria prezanton fanellat e reja — një identitet i ri, me të njëjtin shpirt bardh e kaltër....
28/08/2026

Për edicionin 2026/27, KB Vushtrria prezanton fanellat e reja — një identitet i ri, me të njëjtin shpirt bardh e kaltër. 💙🤍

Të dizajnuara me kujdes dhe të prodhuara nga Menbun, fanellat sjellin një kombinim të stilit modern, detajeve të veçanta dhe cilësisë së lartë.

Gati për një sezon të ri. Gati për sfida të reja. 🏀💙

Rrugëtimi ynë për edicionin 2026/27 vazhdon me një tjetër emër të familjes bardh e kaltër. 🤍💙Blend Mehana vazhdon të ves...
28/08/2026

Rrugëtimi ynë për edicionin 2026/27 vazhdon me një tjetër emër të familjes bardh e kaltër. 🤍💙

Blend Mehana vazhdon të veshë fanellën e KB Vushtrria, i gatshëm të japë maksimumin dhe kontributin e tij në një sezon me objektiva të reja.

Bashkë për një sezon të ri, me ambicie të mëdha! 🤍💙

KB Vushtrria mirëpret në radhët e veta Kujtim Ujkanin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri. Me përk...
24/08/2026

KB Vushtrria mirëpret në radhët e veta Kujtim Ujkanin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri.

Me përkushtim, energji dhe dëshirë për të dhënë maksimumin në parket, Kujtimi vjen për t’iu bashkuar objektivave tona dhe për ta përfaqësuar me krenari fanellën e Vushtrrisë. 🤍💙

Mirë se vjen, Kujtim!

Rrugëtimi ynë për edicionin 2026/27 vazhdon me dy emra që mbeten pjesë e familjes bardh e kaltër.Besnik Azemi dhe Yll Nu...
22/08/2026

Rrugëtimi ynë për edicionin 2026/27 vazhdon me dy emra që mbeten pjesë e familjes bardh e kaltër.

Besnik Azemi dhe Yll Nuradini vazhdojnë të veshin fanellën e KB Vushtrria, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në një sezon me objektiva të reja.

Me përvojën e tij të madhe në basketbollin e Kosovës, Besniku do të jetë një ndihmesë e rëndësishme për skuadrën, ndërsa Ylli vazhdon rrugëtimin e tij me klubin, me energji dhe përkushtim të plotë.

Bashkë për një sezon të ri, me ambicie të mëdha! 🤍💙

Sot në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e Ligës së Parë për edicionin 2026/...
21/08/2026

Sot në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e Ligës së Parë për edicionin 2026/2027.

Sezonin e ri e nisim me mbështetjen tuaj mssive në shtëpi! Ndeshjen hapëse (Java 1) do ta zhvillojmë në Vushtrri, kundër KB Kerasan, në palestrën tonë "Jeton Tërstena - TOTA".

Per datën dhe orarin e saktë të fillimit të edicionit do t'ju informojmë në kohë.

Rrugëtimi ynë për edicionin 2026/27 vazhdon me dy emra në familjen bardh e kaltër.Paraarti dhe Engjëlli i bashkohen KB V...
21/08/2026

Rrugëtimi ynë për edicionin 2026/27 vazhdon me dy emra në familjen bardh e kaltër.

Paraarti dhe Engjëlli i bashkohen KB Vushtrria, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në parket dhe për të ndarë me ne objektivat e këtij edicioni.

Bashkë për një sezon të ri, me ambicie të mëdha! 🤍💙

Për edicionin e ri 2026/27, mirënjohje të veçantë për Vipa dhe Trent Rent a Car, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e rrug...
20/08/2026

Për edicionin e ri 2026/27, mirënjohje të veçantë për Vipa dhe Trent Rent a Car, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e rrugëtimit të KB Vushtrria edhe në këtë sezon. 🤍💙

Këtë vit, familjes sonë të sponsorëve i është bashkuar edhe Charlie Sweet & Lounge, të cilëve u shprehim falënderimin tonë për besimin dhe përkrahjen ndaj klubit.

Vazhdimi i mbështetjes nga partnerët tanë dhe bashkimi i partnerëve të rinj na japin edhe më shumë motiv për një edicion të suksesshëm.

Faleminderit që besoni dhe ecni me ne në këtë rrugëtim! 🤍💙

SOLID GROUP vazhdon me KB Vushtrria! 🤍💙Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se SOLID GROUP vazhdon të jetë Sponzori Gjeneral i...
18/08/2026

SOLID GROUP vazhdon me KB Vushtrria! 🤍💙

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se SOLID GROUP vazhdon të jetë Sponzori Gjeneral i KB Vushtrria edhe në sezonin e ri.

Pas një sezoni të suksesshëm dhe arritjes së titullit kampion, mbështetja e partnerëve tanë është më e rëndësishme se kurrë. SOLID GROUP ka qenë pranë klubit tonë dhe vazhdon të besojë në vizionin, punën dhe objektivat e KB Vushtrria.

Në emër të klubit, lojtarëve, stafit dhe të gjithë tifozëve, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për SOLID GROUP për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Faleminderit që vazhdoni të jeni pjesë e rrugëtimit tonë. Bashkë drejt sukseseve të reja! 🤍💙

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që na besuan, na përkrahën dhe ishin pjesë e rrugëtimit tonë gjatë sezonit të kalua...
13/08/2026

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që na besuan, na përkrahën dhe ishin pjesë e rrugëtimit tonë gjatë sezonit të kaluar. Mbështetja juaj ishte një nga shtysat kryesore drejt suksesit.

Pas një sezoni fantastik në Ligën e Dytë të Basketbollit të Kosovës, KB Vushtrria u shpall kampion dhe siguroi inkuadrimin në Ligën e Parë.

Tashmë kanë filluar përgatitjet dhe organizimi i klubit për edicionin e ri 2026/2027, me fokus të plotë në ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe përfaqësimin dinjitoz të Vushtrrisë.

Një kapitull i ri po fillon, me më shumë përgjegjësi, ambicie dhe synime.

Për çdo risi, zhvillim dhe informacion rreth klubit, do t’ju mbajmë të informuar.

KB Vushtria ju uron festen e KurbanBajramit!Paqe, lumturi dhe begati në familjet e juaja. .🌙💙🤍
27/05/2026

KB Vushtria ju uron festen e Kurban
Bajramit!
Paqe, lumturi dhe begati në familjet e juaja. .🌙💙🤍

Address

Vushtrri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KB Vushtrria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category