13/04/2026
PËRMBYLLET ME SUKSES TURNEU TRADICIONAL I PASHKËVE “LEONARD TOMA 2026” NË STUBËLL
Me emocione të jashtëzakonshme, atmosferë festive dhe pjesëmarrje të madhe, mbrëmë ka përfunduar Turneu Tradicional i Pashkëve “LONARD TOMA 2026” në Stubëll, duke kurorëzuar një tjetër edicion të suksesshëm të këtij organizimi tashmë tradicional.
Që nga fillimi i tij, turneu solli ndeshje të forta, rivalitet sportiv dhe momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Finalja dhe ceremonia përmbyllëse u karakterizuan nga emocione kulmore, ku ekipi fitues ngriti trofeun mes duartrokitjeve dhe festës së madhe në fushë, ndërsa fishekzjarrët i dhanë një dimension edhe më të veçantë këtij momenti.
KAMPION PËR KËTË VIT U SHPALL EKIPA KENNEDY GROUP, duke zënë vendin e parë dhe duke u shpërblyer me kupë, medalje dhe çmimin e madh prej 2,000 euro. Ndërsa vendin e dytë e zuri ekipa GAPI GROUP, e cila u shpërblye po ashtu me kupë, medalje dhe çmimin prej 1,000 euro.
Në këtë përmbyllje madhështore, një falënderim i veçantë shkon për:
• Famullinë e Stubllës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme;
• Familjen e Bacit Palush, për kontributin dhe respektin ndaj këtij organizimi;
• Shoqatën e Stubllës në Diasporë, për mbështetjen e çmuar;
• Komunën e Vitisë, për mbështetjen institucionale;
• Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, për përkrahjen dhe bashkëpunimin;
• Të gjithë sponsorët, pa të cilët ky turne nuk do të kishte këtë nivel organizimi;
• Këshillin e fshatit Stubëll, për përkrahjen institucionale;
• Referët e Federatës së Futbollit, për ndarjen e drejtësisë në mënyrë profesionale;
• Të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që sollën garë të fortë dhe dinjitoze;
• Çdo lojtar, që dha maksimumin dhe emocione të veçanta në fushë;
• Dhe mbi të gjitha, tifozët, të cilët ishin zemra e këtij turneu dhe krijuan atmosferën më të bukur të mundshme.
Turneu i futbollit të vogël, që mbahet me rastin e festës së Pashkëve, “Leonard Toma”, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe shoqërore në Stubëll, duke bashkuar komunitetin, duke ruajtur traditën dhe duke promovuar vlerat e sportit.
Ky edicion dëshmoi edhe një herë se kur ka vullnet, bashkëpunim dhe dashuri për sportin, suksesi është i garantuar.
Stublla tregoi edhe një herë se di të organizojë, të festojë dhe të ruajë traditën.
Me respekt,
Këshilli i Rinisë – Stubëll