Sporti Shkollor - Suharekë

Sporti Shkollor - Suharekë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sporti Shkollor - Suharekë, School Sports Team, Suharekë.

Shoqata Sporti Shkollor Suharekë zhvillon një gamë të gjerë aktivitetesh të rregullta dhe garuese, me qëllim promovimin e shëndetit, lojës dhe bashkëpunimit ndërmjet nxënësve të komunës sonë.

Kalendari i garave shkollore 2026/27
02/09/2026

Kalendari i garave shkollore 2026/27

02/09/2026

KALENDARI I GARAVE SHKOLLORE 2026/27

Federata e Sportit Shkollor prezanton kalendarin e garave shkollore për vitin shkollor 2026/2027, me aktivitetet që do të zhvillohen në nivel shkollor, komunal, regjional dhe republikan.

🤾 Hendboll
🏓 Pingpong
🏀 Basketboll
♟️ Shah
🏐 Volejboll
⚽ Futsall

Gjatë gjithë vitit shkollor, nxënësit nga shkollat e Kosovës do të kenë mundësinë të përfaqësojnë shkollat dhe komunat e tyre, të garojnë dhe të avancojnë drejt nivelit republikan.

🏆 Sezoni i garave do të kulmojë me Gjimnaziadën 2027, e cila do të mbahet më 26–30 prill 2027.

📌 Ruajeni kalendarin dhe ndiqni kanalet tona për njoftimet dhe informacionet rreth secilës garë.

Sot, me rastin e pensionimit të profesorit Fadil Berisha, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë i ndau mirënjohje për kontrib...
20/07/2026

Sot, me rastin e pensionimit të profesorit Fadil Berisha, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë i ndau mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin dhe avancimin e sportit shkollor.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe shembullin e tij ndër vite, Profesori Fadil Berisha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave.
Në emër të Shoqatës Sporti Shkollor Suharekë, e falënderojmë për punën dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet të mirë dhe shumë lumturi në këtë kapitull të ri të jetës.

Sot, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë, i ndau mirënjohje mësimdhënësit Senad Haxha, në shenjë vlerësimi për kontributin ...
19/06/2026

Sot, Shoqata Sporti Shkollor Suharekë, i ndau mirënjohje mësimdhënësit Senad Haxha, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në arsim dhe në sportin shkollor. Mirënjohjen në emrin e shoqatës e ndau kryetari i shoqatës, Ardian Basha dhe anëtarja e bordit, Rudina Berisha.

Faleminderit, mësimdhënës Senad, për përkushtimin, profesionalizmin dhe gjurmën që keni lënë te brezat e rinj. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe pensionim të mbarë!

🏅 DITA OLIMPIKE 2026 🏅 Sot, në SHFMU "Destan Bajraktari", u shënua Dita Olimpike në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të ...
03/06/2026

🏅 DITA OLIMPIKE 2026 🏅

Sot, në SHFMU "Destan Bajraktari", u shënua Dita Olimpike në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Sportin Shkollor Suharekë.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan lojëra të ndryshme elementare, ku nxënësit patën mundësinë të argëtohen, të garojnë, duke promovuar vlerat olimpike.

Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në shënimin e kësaj dite.

Sot, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, u zhvilluan garat e regjionit të Prizrenit në volejboll për SHFMU, në konku...
06/05/2026

Sot, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, u zhvilluan garat e regjionit të Prizrenit në volejboll për SHFMU, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë shkollat nga Prizreni, Suhareka dhe Malisheva. Rezultatet:

Femrat
🥇 "17 Shkurti" - Banjë, Malishevë
🥈 "7 Marsi" - Suharekë

Meshkujt
🥇 "Ismail Qemali" - Bellanicë, Malishevë
🥈 "Bajram Curri" - Romajë, Prizren

Urime shkollave fituese dhe suksese në garat republikane!

Përfunduan finalet e garave komunale në volejboll për shfmu - femra dhe meshkujSot u përmbyllën garat komunale në volejb...
04/05/2026

Përfunduan finalet e garave komunale në volejboll për shfmu - femra dhe meshkuj

Sot u përmbyllën garat komunale në volejboll për SHFMU, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. U përcaktuan ekipet fituese që do të vazhdojnë në garat regjionale. Të pranishëm ishin drejtori i DKA-së, z. Remzi Bajselmani dhe drejtoresha e DKRS-së, znj. Donjeta Kabashi, të cilët ndan medaljet dhe kupat për ekipet fituese. Rezultatet ishin këto:

SHFMU - femrat
🥇 "7 Marsi"
🥈 "Gj.K. Skënderbeu"

SHFMU - meshkujt
🥇 "7 Marsi"
🥈 "Edit Durham"

Falenderim për të gjithë pjesëmarrësit, mësimdhënësit dhe organizatorët për kontributin e tyre. Suksese ekipeve që vazhdojnë tutje!

Njoftim!🗓 E hënë, 4 maj🕝 11:00 - gjysmëfinalja e parë - meshkujt SHFMU🕝 11:30 - gjysmëfinalja e dytë - meshkujt SHFMU🕝 1...
30/04/2026

Njoftim!

🗓 E hënë, 4 maj

🕝 11:00 - gjysmëfinalja e parë - meshkujt SHFMU
🕝 11:30 - gjysmëfinalja e dytë - meshkujt SHFMU

🕝 12:00 - finalja - femrat SHFMU
🕝 12:30 - finalja - meshkujt SHFMU

📌 Palestra "13 Qershori"

Suksese!

"Gj.K. Skënderbeu" 🆚️ "7 Marsi" në finale të garave komunale në volejboll për femra - SHFMU
30/04/2026

"Gj.K. Skënderbeu" 🆚️ "7 Marsi" në finale të garave komunale në volejboll për femra - SHFMU

Shorti i garave komunale në volejboll SHMFU - femra dhe meshkuj
30/04/2026

Shorti i garave komunale në volejboll SHMFU - femra dhe meshkuj

Address

Suharekë
23000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sporti Shkollor - Suharekë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Sporti Shkollor - Suharekë:

Shortcuts

Share