14/07/2026
🏍️🏕️ MOTO CAMPING VALBONË 2026 – NJË FUNDJAVË PLOT AVENTURË DHE MOTOÇIKLIZËM!
Më 11–12 korrik 2026, në Valbonë, u mbajt me sukses aktiviteti Moto Camping Valbonë 2026, i organizuar nga Federata e Motociklizmit e Kosovës – FMKS, me pjesëmarrjen e rreth 120 motoçiklistëve dhe adhuruesve të motoçiklizmit. 🏍️
Pjesëmarrësit udhëtuan drejt Valbonës të ndarë në dy grupe, Cross–Enduro dhe Asfalt, duke sjellë së bashku kategori dhe komunitete të ndryshme të motoçiklizmit në një aktivitet të përbashkët. ⛰️
Gjatë qëndrimit në Valbonë u zhvilluan aktivitete të shumta shoqëruese dhe lojëra garuese, përfshirë Slow Race, tërheqjen me litar dhe hedhjen e gjyles, ku nuk munguan gara, argëtimi dhe atmosfera miqësore. 🏆
Mbrëmja vazhdoi me muzikë, socializim dhe kamping, duke e shndërruar këtë aktivitet në një mundësi të veçantë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të motoçiklistëve.
Moto Camping Valbonë 2026 dëshmoi edhe një herë se motoçiklizmi është më shumë se sport – është aventurë, miqësi dhe bashkim! 🏍️⛰️
📸 Ju sjellim disa momente nga kjo fundjavë e paharrueshme në Valbonë!
🏍️🏕️⛰️