11/09/2025
NJOFTIM ZYRTAR
Klubi ynë i futsallit njofton ndërprerjen e pjesëmarrjes në garat e sezonit 2025.
Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është i domosdoshëm për të ruajtur seriozitetin dhe vlerat që përfaqëson ky klub.
Për fat të keq, që nga fillimi i stërvitjeve të para, ka pasur mungesë serioziteti nga “elita” e lojtareve duke treguar qasje pa dëshirë e pa motivim për të kontribuar. Sjellje të tilla vetëm presin momentin për të penguar suksesin e klubit dhe dëmtojnë gjithë përkushtimin e atyre që punojnë me sinqeritet përpara.
Klubi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë vend i përkushtimit, disiplinës dhe respektit. Përderisa këto parime nuk janë vlerë e përbashkët e të gjithëve, ne nuk mund të vazhdojmë rrugën e nisur.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë dhënë mund, djersë dhe kohë për klubin tonë, si dhe tifozët për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Ky nuk është fundi, por një ndalesë e përkohshme për t’u reflektuar dhe për t’u rikthyer më të fortë në të ardhmen.
Me respekt,
Klubi i Futsallit Vjosa