23/07/2025
Të nderuar anëtarë të stafit,
Në emër të organizatorëve dhe gjithë pjesëmarrësve të turnirit, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë dhe të sinqertë për gjithçka që keni bërë. Ju ish*t shtylla kryesore e këtij organizimi; njerëzit që, me shpirt vullnetar, punuan me përkushtim të plotë, pa kursyer kohë, energji apo mund.
Falë përpjekjeve tuaja të jashtëzakonshme, arritëm të krijojmë një atmosferë të ngrohtë, të sigurt dhe motivuese për të gjithë pjesëmarrësit. Çdo detaj nga logjistika, koordinimi, mbështetja teknike dhe deri te mikpritja; ishte pasqyra e profesionalizmit dhe zemrës suaj të madhe.
Vullneti dhe dashuria që treguat për këtë turnir nuk mund të maten me fjalë. Ju sakrifikuat kohën tuaj dhe jeni përballur me sfida e lodhje, por asnjëherë nuk mungoi buzëqeshja juaj dhe gatishmëria për të ndihmuar. Kjo tregon qartë se një ekip i bashkuar, me qëllim të përbashkët, mund të arrijë rezultate të mrekullueshme.
Ky turnir nuk do të ishte ky që ishte pa ju, pa ata njerëz që qëndruan pas skenës, por që dhanë gjithçka që çdo gjë të ecte si duhet. Ju falënderojmë nga zemra për besimin, përkushtimin dhe frymën e bashkëpunimit që keni treguar.
Jemi me fat që ju kemi pjesë të këtij ekipi dhe shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i shumë organizimeve të tjera të suksesshme, ku të mund të shkëlqejmë sërish... së bashku.