14/12/2025
Basketboll: Superliga e Kosovës
Rahoveci 029 maestral, gjunjēzohet edhe Peja
RAHOVECI 029- GO+ Peja
83:71(23:24,21:17,26:16,13:14)
SHAIP SHALA
Me një lojë maestrale nga fillimi deri nē përfundim të ndeshjes, dhe të përkrahur nga dy mijë shikues, Rahoveci 029 ka mposhtur Pejën me rezultat bindës, 83:71, ku gjatë lojës basketbollistët vendas krijonin edhe epērsinë prej 17 pikave diferencë.
Vendasit shpërthejnë posaqërisht në çerekun e tretë të cilin e fitojnë me rezultat 26:16, nē të cilën pjesë vargohen trepikēshe të Fisnik Rugovës, Isaiah Umipig dhe Kentrell Pullian, sot tejet të disponuar. Interesant është fakti, se tek vendasit katër lojtarë kanë shënuar 79 pikë nga 83 sosh! Nga 25 pikë kanë shënuar Fisnik Rugova dhe Kentrell Pullian, 17 pikë ka shënuar Isaiah Umipig dhe 12 pikë Julian Roche.
Tek skuadra pejane, 22 pikë ka shënuar kapiteni Dardan Berisha, ndërkaq pikat dyshifrore ka shënuar edhe Cezare Edvards, 13 sosh.