27/12/2024
Sot më datë 27.12.2024 u mbajt ceremonia "Laureatët e vitit 2024" në Komunën e Rahovecit ku Klubi i Karatesë "Rahoveci"- Rahovec u shpërblye me disa mirënjohje për arritjet dhe sukseset gjatë vitit 2024.
-Festina Krasniqi mori çmimin "Trajnerja e dalluar e vitit 2024"
-Zara Rama mori çmimin "Sportistja e dalluar e vitit 2024"
-Rizuana Rama mori çmimin "Shpresat e Sportit të Komunës së Rahovecit"
Falenderojmë Kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, Drejtorin e Drejtorisë së Sportit z.Afrim Dina dhe gjithë të tjerët që na vlerësuan për punën e bërë gjatë vitit 2024.