029 SPORT

029 SPORT 029 Sport

LIRIA - Vëllaznimi. T'premten prej ores 16:00 vazhdojmë me paraqitjen e radhës n'stadium, në përkrahje t'Lirisë.Takohemi...
09/09/2026

LIRIA - Vëllaznimi.

T'premten prej ores 16:00 vazhdojmë me paraqitjen e radhës n'stadium, në përkrahje t'Lirisë.

Takohemi prej ores 15:00 te Busti i Tahir Sinanit, prej ku nisemi bashkë drejt stadiumit.

Bashkë, për Lirinë!

ARPZ - UÇK - 1878 🇦🇱

Vigan Rexhaj transferohet te FC Arbana!FC Arbana ka zyrtarizuar transferimin e Vigan Rexhajt, futbollistit me përvojë të...
08/09/2026

Vigan Rexhaj transferohet te FC Arbana!

FC Arbana ka zyrtarizuar transferimin e Vigan Rexhajt, futbollistit me përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Rexhaj do të jetë pjesë e skuadrës së Arbanës në sezonin 2026/27, ku pritet të sjellë eksperiencën dhe profesionalizmin e tij.

FITIM KRUSHA ZGJIDHET KOORDINATOR I AKADEMISË SË FUTBOLLIT LIRIA⚽️🏆✅FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se Fitim Krusha, ...
08/09/2026

FITIM KRUSHA ZGJIDHET KOORDINATOR I AKADEMISË SË FUTBOLLIT LIRIA⚽️🏆✅
FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se Fitim Krusha, një prej legjendave dhe ish-kapitenëve të klubit, është zgjedhur Koordinator i Akademisë së Futbollit Liria.

Fitim Krusha është një emër që nuk përfaqëson vetëm futbollin, por edhe historinë, karakterin dhe identitetin e Lirisë.

Ai është një nga ata njerëz që e kanë ndjerë nga afër peshën e fanellës bardhë e zi, përgjegjësinë e shiritit të kapitenit dhe dashurinë e tifozëve të Lirisë.

Sot, eksperienca, përkushtimi dhe dashuria e tij për klubin do të vendosen në shërbim të një prej projekteve më të rëndësishme të së ardhmes së Lirisë:

AKADEMIA E FUTBOLLIT LIRIA

Akademia do të jetë një prioritet i madh i klubit dhe një investim afatgjatë në talentet e reja të Prizrenit.

Qëllimi ynë është të krijojmë një akademi moderne, të organizuar dhe profesionale, ku fëmijët dhe të rinjtë të kenë mundësinë të zhvillohen me trajnerë të përgatitur, kushte sa më të mira dhe një rrugë të qartë drejt futbollit profesionist.

Ne duam që talentet e Prizrenit të mos kërkojnë rrugë tjetër për të realizuar ëndrrën e tyre.

Ëndrra duhet të fillojë këtu.
Në Liri.

Dhe mbi të gjitha, synimi ynë është që Akademia të mos jetë vetëm një vend ku rriten futbollistë, por një fabrikë e talenteve të Lirisë, prej së cilës në të ardhmen do të dalin lojtarët që do ta përfaqësojnë klubin në ekipin e parë dhe në nivelet më të larta.

Për këtë mision, zgjedhja e Fitim Krushës nuk është e rastësishme.

Sepse kush e njeh më mirë se një legjendë e Lirisë atë që do të thotë të rritesh, të luftosh dhe të luash për këtë fanellë?

Mirë se u ktheve në shtëpi, Fitim Krusha! 🖤🤍

Legjenda e Lirisë dje.
Koordinatori i Akademisë sot.
Një nga njerëzit që do të ndërtojë Lirinë e së nesërmes.

FC Liria – Historia jonë. Akademia jonë. E ardhmja jonë.

Erblin Osmani është ftuar nga Franco F**a për ndeshjet shtatorit/tetorit, raporton Transfermarkt 🇽🇰
08/09/2026

Erblin Osmani është ftuar nga Franco F**a për ndeshjet shtatorit/tetorit, raporton Transfermarkt 🇽🇰

F A L Ë N D E R I MXheladin Krasniqi – Xhela, shikuesi i flaktë dhe më besniku i Prizrenit, falënderon përzemërsisht të ...
08/09/2026

F A L Ë N D E R I M
Xheladin Krasniqi – Xhela, shikuesi i flaktë dhe më besniku i Prizrenit, falënderon përzemërsisht të gjithë sportistët e Komunës së Prizrenit për mbështetjen morale dhe materiale para, gjatë dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale në QKUK.

Ai sot ndihet shumë më mirë dhe po e merr veten gradualisht. Xhela beson se shumë shpejt do të rikthehet në terrenet sportive, për t’i përkrahur sportistët dhe për t’i ndjekur nga afër garat e tyre, ashtu siç ka bërë gjithmonë deri më tash.

Një falënderim i veçantë Xhela ka për stafin mjekësor të QKUK-së me në krye dr. Ramën si dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë tij në këto momente të vështira.

Faleminderit nga zemra!

HAZER BRAHAJ – “MURI” I DRINIT TË BARDHË! MESFUSHORI DEFANZIV PO TREGOHET SI LUFTËTAR I VËRTETËKF Drini i Bardhë – Has p...
08/09/2026

HAZER BRAHAJ – “MURI” I DRINIT TË BARDHË! MESFUSHORI DEFANZIV PO TREGOHET SI LUFTËTAR I VËRTETË

KF Drini i Bardhë – Has po zhvillon një edicion mjaft pozitiv, ndërsa një nga figurat më të rëndësishme në mesfushë është Hazer Brahaj.

Mesfushori defanziv ka zhvilluar 3 ndeshje, ku Drini i Bardhë ka regjistruar 2 fitore dhe 1 barazim, duke pësuar vetëm 1 gol në tri ndeshje!

Brahaj po shkëlqen me luftën, disiplinën dhe shpirtin luftarak, duke qenë një nga lojtarët më meritorë në organizimin defensiv të skuadrës.

⚔️ Çdo duel, çdo top dhe çdo metër i fushës për të është betejë!

Hazer Brahaj po bëhet një pikë e fortë e Drinit të Bardhë dhe një “mur” para mbrojtjes!

3 ndeshje – 2 fitore – 1 barazim – vetëm 1 gol i pësuar!

📸 029 SPORT – aty ku pasqyrohet futbolli

07/09/2026

KF ANADRINI 1–4 FC ARBANA

Në javën e parë të Ligës së Tretë të Kosovës – Rajoni i Dukagjinit, u zhvillua një përballje interesante në Rahovec, ku FC Arbana triumfoi bindshëm ndaj KF Anadrinit me rezultat 1–4.
Anadrini e nisi më mirë takimin duke kaluar i pari në epërsi 1–0, por Arbana reagoi shpejt duke barazuar në 1–1 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Arbana shpërtheu në sulm, duke shënuar edhe tri gola të tjerë dhe duke e përmbysur plotësisht ndeshjen.
⚽ Ermal Kastrati – 1:1
⚽ Egzon Hoti – 1:2
⚽ Erman Laci – 1:3
⚽ Ardian Gashi – 1:4
FC Arbana e nis kampionatin me tri pikë të plota dhe një paraqitje fantastike!
Liga e Tretë e Kosovës – Rajoni i Dukagjinit

📸 029 SPORT – gjithmonë pranë futbollit vendor!

FC LIRIA – ZEMRA E FUTBOLLIT PRIZRENAS!  KUJTIMET E ARTA QË NUK VJETËROHEN KURRË! Një fotografi që sjell emocione të veç...
07/09/2026

FC LIRIA – ZEMRA E FUTBOLLIT PRIZRENAS!

KUJTIMET E ARTA QË NUK VJETËROHEN KURRË!

Një fotografi që sjell emocione të veçanta nga Fusha “Arban Viti 1994, aty ku futbolli luhej me zemër, sakrificë dhe dashuri për fanellën.
Në shi, baltë e kushte të vështira, lojtarët e FC Lirisë festojnë së bashku një moment të paharrueshëm. Kjo foto është më shumë se një kujtim – është një pjesë e historisë së klubit dhe dëshmi e shpirtit luftarak që e ka karakterizuar gjithmonë Lirinë.

Një fanellë, një histori, një dashuri që nuk shuhet kurrë!

Leart Kabashi, talenti me origjinë shqiptare që po ngjit shkallët e futbollit evropianLeart Kabashi është një nga talent...
06/09/2026

Leart Kabashi, talenti me origjinë shqiptare që po ngjit shkallët e futbollit evropian

Leart Kabashi është një nga talentet e rinj që po ndërton karrierën në futbollin evropian. I lindur në Zvicër në nëntor të vitit 2007, por prindit vine nga Zoqishti i Rahovecit. Kabashi rrugëtimin e tij futbollistik e ka nisur në sistemin e të rinjve të Grasshopper Club Zürich, një prej klubeve tradicionale të futbollit zviceran.

Ai kaloi nëpër grupmoshat e akademisë së Grasshopperit dhe u dallua veçanërisht gjatë sezonit 2024/25. Në atë sezon, Kabashi shënoi 13 gola duke luajtur për ekipet U19 dhe U21, para se të afrohej me ekipin e parë. Në shkurt të vitit 2025 bëri debutimin me ekipin senior të Grasshopperit dhe vetëm në paraqitjen e dytë arriti të shënojë golin e tij të parë në futbollin profesionist. (Hearts FC⁠)

Kabashi është një mesfushor me karakteristika ofensive, i cili mund të luajë në qendër të mesfushës dhe të kontribuojë edhe më afër portës. Është lojtar me këmbë të djathtë dhe, pavarësisht moshës së re, ka fituar eksperiencë në nivelet e larta të futbollit zviceran.

Paralelisht me karrierën në klub, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Zvicrës, duke luajtur për U16, U17 dhe U18, ndërsa tashmë është pjesë e Zvicrës U19. (Hearts FC⁠)

Hapi i radhës në karrierën e tij erdhi më 3 shtator 2026, kur u zyrtarizua transferimi i tij nga Grasshopper te Heart of Midlothian (Hearts) në Skoci. Klubi skocez i ofroi Kabash*t një kontratë katërvjeçare, ndërsa detajet financiare të transferimit nuk u bënë publike. (Hearts FC⁠)

06/09/2026

DREN ALIAJ, TALENTI QË SHKËLQEU NË FIFA ACADEMY NË HAJVALI!

Në kampin e futbollit në Hajvali po zhvillohet FIFA Academy, projekt i përbashkët i FFK-së dhe FIFA-s, i cili synon zhvillimin dhe promovimin e talenteve më premtuese të futbollit kosovar.

Ky projekt është i pari i këtij lloji në Ballkan dhe i 15-ti në botë, duke u ofruar talenteve të rinj një mundësi të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar dhe për të treguar potencialin e tyre.

Në mesin e vetëm 20 futbollistëve të përzgjedhur është edhe Dren Aliaj, futbollisti i ri i Winner, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe po e përfaqëson denjësisht klubin.
Dreni, futbollist ka një rrugëtim të veçantë. Ai është zhvilluar nën drejtimin e Beajdin Gjinalit, një SH F Arasta ndërsa aktualisht vazhdon punën te Winner, nën udhëheqjen e trajnerëve Alban Guci dhe Denis Isaja – emra të dëshmuar në futbollin kosovar, tash në rolin e trajnerëve.

Me punë, disiplinë, përkushtim dhe talent, Dren Aliaj po tregon se ka potencial për të bërë hapa të mëdhenj në futboll.

Address

029 Sport
Prizren
20000

Telephone

+38344118731

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when 029 SPORT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category