Mc Eagles (Sh.M.P.Shqiponjat), eshte nje nder organizatat e para te regjistruara ne Kosove me anetare zoteruesit dhe drejtuesit e llojeve te ndryshme te motocikletave, e themeluar ne pranveren e vitit 2005 dhe e regjistruar me 29.05.2006 si organizate jo fitimprurese, me karakter apolitik dhe jofetar. Eagles-at, permbledhin ne gjirin e tyre, anetare femra dhe meshkuj pa dallim kombesie dhe moshe d
he me formim profesional dhe intelektual nga te gjtha fushat, cka e ben kete organizate nje familje te madhe gjitheperfshirese per kedo qe ka interesin dhe deshiren e mire per te ndare vlerat dhe per te zhvilluar pasionin qe i bashkon. Qellimi kryesor per te cilin u krijua kjo Organizate, eshte:
Dhenia e ndihmeses ne promovimin e kultures dhe normave te miresjelljes ne komunikacion edhe ne ushtrimin dhe zhvillimin e metjeshem te sportit te motociklizmit dhe njekohesisht zhvillimin e turizmit ne vend e rajon. Ne funksion te qellimit te saj dhe pa e kufizuar objektin e veprimtarise se saj, Organizata eshte fokusuar ne aktivitete te larmishme si:
● Organizimin e garave te rregullta dhe me karakter tradicional ne motociklizem,
● Organizimin e motomitingjeve masive me pjesemarrje te gjere nga vendi dhe rajoni,
● Publikimin e materialeve promovuese mbi sportin te motociklizmit,
● Pergatitjen e udhezuesve praktike per te gjithe anetaret e Organizates dhe materialeve te tjera informuese per qytetaret e tjere te interesuar.
● Pergatitjen e dokumentareve dhe programeve te ndryshme televizive, me synim promovimin e motosportit edhe turizmit ne vend, si dhe afirmimin e shtetit ne arenen nderkombetare. Ne gjithe keto vite te ekzistences se saj, Organizata i ka qendruar besnike parimeve dhe objektit te veprimtarise se saj duke i vene theksin pervojave pozitive me qellim pergjithesimin e tyre dhe duke nxjerre mesime te vlefshme nga pervojat e veshtira dhe ato negative, per te minimalizuar sa me shume efektet e tyre dhe per ta ngritur ne nivele sa me profesionale aktivitetin e saj, duke konsoliduar njekohesisht organizimin e vet te brendeshem. Nje nder tiparet spikatese te Organizates sone, eshte karakteri i saj shume human ndaj edhe natyrshem MCEagles ju bashkangjit familjes se madhe europiane Eurobikers and Charity, qe prej vitit 2010 e ne vazhdim, si nje anetare aktive e saj. Te shumta jane institucionet dhe familjet ne nevoje qe kane marre mbeshtetjen dhe ndihme konkrete dhe kane ndjere shpirtin human te anetareve te Organizates. Mc Eagles, nga pikepamja hierarkike dhe organizimi i saj i brendeshem, krahasuar edhe me klubet simotra, i perket kategorise se MC Klube-ve, duke patur seline e saj dhe logon me simbolin e saj mbi jelek, me ngjyrat karakateristike te Zeze dhe te a Arte, qe perfaqesojne perkatesisht:
● e Zeza- peripecite dhe veshtiresite neper te cilat ka kaluar dhe eshte rritur kjo organizate
● e Arta- fisnikerine qe karakterizon cdo anetar te saj. Orientimi i Klubit eshte drejt motorreve te pershtatshem per udhetime te gjata te tipit Adventure pa perjashtuar edhe llojet e tjera, pasi nuk fuksionon si Owner Club. Ne gjithe veprimtarine e saj, Mc Eagles udhehiqet nga parimet e solidaritetit dhe respektit te ndersjellte si mes anetarve te saj po ashtu edhe me klubet simotra, duke siguruar ne kete menyre nje rreth social shume te gjere brenda dhe jashte vendit. Duke i qendruar besnik respektit te ndersjellte, per MC Eagles, eshte i papranueshem cenimi i qellimshem apo dhe padashje i simboleve te saj dhe konsideron te patolerueshme ato veprime te kujtdo qe ne cfaredo menyre demton ato. Cdo kandidat per anetar duhet te zoteroje nje motor, leje drejtimi te mjetit ne kategorine perkatese, te kete te gjitha aksesoret e nevojshem qe mundesojne drejtim te mjetit ne menyre te rregullt dhe te sigurte, te kete shpirt kolektivi dhe te jete shok i mire per cdo anetar si edhe te kete miratimin e 2/3 te anetareve te organizates. Kandidati per anetar i nenshtrohet nje periudhe prove nga nje muaj deri ne nje vit. Eshte kuvendi i anetareve ai qe vendos nese do te kerkohet pagesa per anetaresim nga anetaret. Mospagesa e nje detyrimi te tille, pas paralajmerimit me shkirm, sherben si kriter perjashtues nga organizata. Anetaresia mund ti hiqet apo pezullohet me vendim te Kuvendit te Anetareve, cdo anetari veprimatria e te cilit bie ndesh me rregullat e moralit dhe ato juridike te shoqerise si dhe kujdto qe shkel ne menyre flagrante rregullat e qarkullimit ne trafik. Kohezgjatja pezullimit percaktohet ne vendim. Cdo vendim i Kuvendit te Anetareve per pezullimin e apo heqjen e anetaresimit, do te merret vetem me shumicen e anetareve prezent. Organizata funksionon ne baze te statusit te saj i cili mund te ndryshoje vetem me vendim te 2/3 te te shumices se anetareve te saj. Struktura organizative e MC Eagles, perfshin:
Presidentin, Sekretarin,,Arketarin, Kryetaret e Degeve, Bordin Drejtues, Anetaret. Organet udheheqese si me siper, jane pergjegjese per politikeberjen dhe funksionimin financiar te Organizates.