27/05/2026
E nderuara familja Thaçi,
Të nderuar bashkëluftëtarë të Përparimit,
Të dashur sportistë, shokë dhe futbollistë që patëm nderin të luanim bashkë me të,
Sot, në 28 vjetorin e rënies së Dëshmorit të Kombit, Përparim Ali Thaçi, në emrin tim dhe të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj veprës së tij dhe respektin e pashuar për familjen Thaçi.
Rënia heroike e Përparimit në maj të vitit 1998, në mbrojtje të atdheut, ishte një lajm tronditës për shokët e tij dhe për ne futbollistët që ndamë fushën me të. Vendimi i tij për të lënë studimet dhe për të varur këpucët e futbollit, që t’i kapte armët e lirisë, është akt sublim që pak kush do ta ndërmerrte. Përparimi e bëri, dhe me gjakun e tij shkroi emrin në historinë e artë të Kosovës.
Sot, me krenarinë më të madhe, stadiumi i qytetit të Prizrenit mban emrin e tij “Përparim Thaçi” një emër që do të mbetet përjetësisht, brez pas brezi, në kujtesën tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Përparim Thaçit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Me respekt,
Mirsad Çollaku
Kryetar