Marakli t'Biciklave - Prizren

Marakli t'Biciklave - Prizren C Y C O P A T H Marakli t’Biciklave – Prizren përfaqëson të gjitha asociacionet në qytetin e Prizrenit dhe rrethinë.

MB Prizren është i autorizuar për të vepruar si përfaqësues me firmë të lirë dhe të ndarë dhe është përgjegjës për të gjitha ngjarjet sportive të cilat kanë për qëllim zhvillimin e çiklizmit në Prizren dhe rrethinë. Duke ju kujtuar se përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë dhe është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar, ju bëjmë thirrje që të bashkoheni grupit tonë duke plotësuar një formular të thjeshtë me informacione gjeneralë. Për anëtarësim kliko këtu: https://forms.gle/ty2FzuZWZ2i5EFseA

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj në zhvillimin e përdorimit të biçikletës në qytetin më të bukur të Kosovës. Prizren.

Prizren: Ndërron jetë 78-vjeçari pasi u godit nga një veturë teksa po lëvizte me biçikletëSot, më datë 10 qershor 2026, ...
10/06/2026

Prizren: Ndërron jetë 78-vjeçari pasi u godit nga një veturë teksa po lëvizte me biçikletë

Sot, më datë 10 qershor 2026, rreth orës 10:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën "Faik Konica" në Prizren.

Deri te aksidenti ka ardhur kur një automjet udhëtarësh ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit.

Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër te te cilit ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajet dërgohet për autopsi.

Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku,njofton togeri Shaqir Bytyqi.

30/03/2026

KUPA E ANAMORAVËS 2026

Federata e Çiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Çiklizmit “Dardana” – Kamenicë, organizon garën në çiklizëm rrugor:

Kupa e Anamoravës 2026

Data: 05 Prill 2026 (E Diele)
Ora: 11:00
Starti/Finishi: Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë

Distanca: 90 KM

Itinerari:
Kamenicë – Berivojcë – Koretin – Topanicë – Domorovc – Hodonoc – Rogoqicë – Muqivërc – Shipashnicë – Kolloleq – Hogosht – Kopërnicë – Tugjec – Zajqec – Hojkobillë – Dubishecë – Prapashticë – Gllogovicë – Krilevë – Strezoc – Hajnocë – Kamenicë

20/03/2026

Shoqata “Marakli t’Biciklave” në Prizren ka njoftuar se anëtari i saj, Ezan Ademaj, me prejardhje nga Zhuri, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku.

Sipas njoftimit, sot, më 19 mars 2026, rreth orës 13:00, në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, është raportuar një aksident trafiku ku janë përfshirë një motoçikletë, një kamion dhe një veturë.

Shoqata ka shprehur ngushëllime për familjen Ademaj.

Njoftim!
19/03/2026

Njoftim!

Sot më datën 19.03.2026 rreth orës 13:00 çiklisti Ezan N. Ademaj  ndëroi jetë në një aksident. Çoftë banor i xhennetit.N...
19/03/2026

Sot më datën 19.03.2026 rreth orës 13:00 çiklisti Ezan N. Ademaj ndëroi jetë në një aksident. Çoftë banor i xhennetit.
Ngushllime familjes Ademaj.

17/02/2024
Urime 16 vjetorin Kosovë 🚴‍♂️🚴‍♀️🚴🇽🇰
16/02/2024

Urime 16 vjetorin Kosovë 🚴‍♂️🚴‍♀️🚴🇽🇰

Grupi çiklizmit më të madhë në Prizren Marakli't Biciklave tani me emrin e rri Cycopath do jemi më të fuqishëm dhe do mb...
16/02/2024

Grupi çiklizmit më të madhë në Prizren Marakli't Biciklave tani me emrin e rri Cycopath do jemi më të fuqishëm dhe do mbetemi më të mirët siç kemi qenë në Prizrenin e vjetër... 🚴‍♂️🚴‍♀️🚴

Aty ku na bashkon dashuria për çiklizëm!

26/10/2023

Address

Rr. Kujtim Rrema
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 08:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Marakli t'Biciklave - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Marakli t'Biciklave - Prizren:

Shortcuts

Share

Category