31/05/2026
E falënderojmë Federatën për organizimin e Festivalit të Mini-Basketbollit.
Edhe pse festivali ishte i dedikuar për grupmoshat 2016/2017/2018, fatkeqësisht disa trajnerë të disa ekipeve nuk iu përmbajtën kësaj rregulloreje.
Ne duhet ta kuptojmë se PRIORITETI, por njëkohësisht edhe OBLIGIMI ynë, duhet të jetë zhvillimi i lojtarëve të rinj, ndërsa rezultati ekipor të mbetet në plan të dytë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’u ofrojmë fëmijëve mundësinë e duhur për t’u zhvilluar dhe për ta dashur sportin. Në këtë mënyrë i ndihmojmë edhe organizatorin (Federatën e Basketbollit te Kosoves), të cilët po mbeshtesin dhe punojnë vazhdimisht për zhvillimin lojetreve,trajnerve te klubeve tona.
Shpresojmë që në të ardhmen të vetëdijesohemi më shumë dhe ta kuptojmë thelbin e kësaj detyre dhe përgjegjësie, duke vendosur gjithmonë në plan të parë interesin dhe zhvillimin e lojtareve.
Edhe një herë, faleminderit të gjithë ekipit të Federatës për organizimin dhe angazhimin në realizimin e këtij festivali.
Faleminderit drejtorit,Granit Rugova.
Faleminderit prindẽrit qẽ na shoqẽruan dhe ishin bashkē me ne!