KBF Bashkimi 1965

KBF Bashkimi 1965 Kampion | Superliga e Femrave 11𝘅 🏆
Kampion | Kupa e Kosovës 9𝘅 🏆
Kampion | Super Kupa e Kosovës 6𝘅 🏆
Kampion | Liga Unike 1x 🏆

Rruga drejt sezonit 26/27 fillon këtu. 🏀Punë e palodhshme, ritëm dhe përkushtim në çdo stërvitje. Bashkimi është gati pë...
08/09/2026

Rruga drejt sezonit 26/27 fillon këtu. 🏀

Punë e palodhshme, ritëm dhe përkushtim në çdo stërvitje. Bashkimi është gati për sfidat që na presin.

Urime ditëlindjen, Amir Bajra!KBF Bashkimi i uron ditëlindjen Team Managerit tonë! Faleminderit për përkushtimin, profes...
30/08/2026

Urime ditëlindjen, Amir Bajra!

KBF Bashkimi i uron ditëlindjen Team Managerit tonë! Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme në shërbim të klubit.

Të urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdim! 🧡🖤

Koha për një kapitull të ri. 2026/27 - KBF Bashkimi Schedule
22/08/2026

Koha për një kapitull të ri.

2026/27 - KBF Bashkimi Schedule

Welcome Agnesa Rrahmani! 🧡🖤
18/08/2026

Welcome Agnesa Rrahmani! 🧡🖤

Welcome Alexis Tucker! 🧡🖤
06/08/2026

Welcome Alexis Tucker! 🧡🖤

Welcome Enisa Kamerolli! 🧡🖤
18/07/2026

Welcome Enisa Kamerolli! 🧡🖤

08/07/2026

🏀🇽🇰 FBK nis Grumbullimet Rajonale Seleksionuese dhe Kampin Nacional U13 – Investim strategjik për të ardhmen e basketbollit të Kosovës

🌟 Zhvillimi i talenteve të reja është një nga shtyllat kryesore të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës 2026–2030.

Me këtë vizion, FBK do të fillojë Grumbullimet Rajonale Seleksionuese dhe Kampin Nacional U13 2026, një projekt gjithëpërfshirës që synon identifikimin, vlerësimin dhe zhvillimin e basketbollistëve më premtues të gjeneratës 2013–2014 nga e gjithë Kosova. 🇽🇰

🤝 Ky projekt realizohet në bashkëpunim me FIBA, Ministrinë për Sport dhe Rini, klubet, trajnerët, shkollat dhe komunat, duke ndërtuar një sistem të unifikuar, transparent dhe profesional për zbulimin e talenteve që do të përbëjnë bazën e përfaqësueseve të Kosovës në vitet në vijim.

🏀 Në kuadër të programit do të organizohen pesë grumbullime rajonale, të cilat do t'u japin mundësi basketbollistëve dhe basketbollisteve të rinj të tregojnë potencialin e tyre para ekipit të trajnerëve dhe ekspertëve të FBK-së.

✅ Pas përfundimit të grumbullimeve do të mbahet Grumbullimi Final, ku do të përzgjidhen 25 djem dhe 25 vajza për të marrë pjesë në Kampin Nacional U13.

📅 Kampi do të zhvillohet nga 10 deri më 14 gusht 2026 në Prizren, ku pjesëmarrësit do t'i nënshtrohen vlerësimeve teknike, taktike, fizike dhe antropometrike, si dhe do të punojnë sipas një programi modern zhvillimor, të hartuar në përputhje me standardet e FIBA Youth Development Fund (YDF).

🌍 Në përfundim të kampit do të përzgjidhen 15 djem dhe 15 vajza, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet dhe turnetë ndërkombëtarë të FIBA Youth Development Fund (YDF) 2026–2027.

Orari i Grumbullimeve Rajonale
📍 17 korrik | 11:00–15:00 – Prizren (Palestra "Sezai Surroi")
🕚 11:00–13:00 Djemtë
🕐 13:00–15:00 Vajzat
📍 20 korrik | 11:00–15:00 – Gjakovë (Palestra "Shani Nushi")
🕚 11:00–13:00 Djemtë
🕐 13:00–15:00 Vajzat
📍 22 korrik | 11:00–15:00 – Mitrovicë (Palestra "Minatori")
🕚 11:00–13:00 Djemtë
🕐 13:00–15:00 Vajzat
📍 27 korrik | 10:00–14:00 – Prishtinë (Palestra "1 Tetori")
🕙 10:00–12:00 Djemtë
🕛 12:00–14:00 Vajzat
📍 29 korrik | 11:00–15:00 – Pejë (Palestra "Karagaçi")
🕚 11:00–13:00 Djemtë
🕐 13:00–15:00 Vajzat
🏟️ 1–2 gusht – Grumbullimet Finale
🕚 11:00–13:00 Djemtë
🕐 13:00–15:00 Vajzat
📍 Palestra "1 Tetori", Prishtinë

Një lojtar/e mund të marrë pjesë në vetëm një grumbullim.

📋 Në secilin grumbullim, seancat do të organizohen veçmas për djem dhe vajza, ndërsa vlerësimi do të bazohet në kriteret teknike, fizike, antropometrike, koordinimin, shpejtësinë, inteligjencën e lojës dhe potencialin zhvillimor të secilit lojtar.
🙌 FBK fton të gjithë basketbollistët dhe basketbollistet e gjeneratës 2013–2014 që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të hedhin hapin e parë drejt përfaqësimit të Kosovës. 🇽🇰
💙💛 Ky projekt është shumë më tepër se një kamp seleksionues. Ai është pjesë e zbatimit të Planit Strategjik të FBK-së 2026–2030, i cili synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për identifikimin, zhvillimin dhe avancimin e talenteve në të gjitha kategoritë e moshave, duke krijuar themele të forta për suksesin e basketbollit kosovar në të ardhmen.

🏀🇽🇰

Happy Birthday, Coach! 🧡🖤Wishing you good health, happiness and continued success. Thank you for your dedication and lea...
02/07/2026

Happy Birthday, Coach! 🧡🖤
Wishing you good health, happiness and continued success. Thank you for your dedication and leadership!

Gëzuar ditëlindjen, trajner! 🧡🖤
Të urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të vazhdueshme. Faleminderit për përkushtimin dhe udhëheqjen!

Welcome Nyla Jean! 🧡🖤
01/07/2026

Welcome Nyla Jean! 🧡🖤

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Naser Oskaçekut, një personalitet i respektuar që la gjur...
27/06/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Naser Oskaçekut, një personalitet i respektuar që la gjurmë të pashlyeshme si në mjekësi, ashtu edhe në basketboll

Kontributi i tij për KBF Bashkimin dhe për zhvillimin e basketbollit do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vlerat njerëzore që e karakterizonin do të mbeten frymëzim për brezat që vijnë.

Kryesia, stafi, trajnerët, basketbollistët dhe e gjithë familja e KBF Bashkimit shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Oskaçek, të afërmve dhe miqve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr. Naser Oskaçekun.
Prehu në paqe. 🕊️

Address

Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KBF Bashkimi 1965 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KBF Bashkimi 1965:

Shortcuts

Share