04/08/2025
Shumë i du ushtrimet.
Gjith' i kom dashtë, ama ma nuk i konsideroj si qef apo argëtim.
Me i konsideru ushtrimet si qef ose argëtim i bjen me shku n'gym veq kur t'shkohet, me i ba veq ushtrimet e preferume, me i ushtru veq grupet muskujve që ty t'pelqejnë me i ushtru.
E kom lan' kët' qasje ndaj ushtrimeve goxha moti, edhe pse gjith i kom ba krejt ushtrimet pavarësisht a m'kan pëlqy apo jo, po i kom ba me zor.
Tash, n'vend që me i konsideru ushtrimet si qef ose argëtim ose si diçka veç sa me shku n'gym e mu socializu, tash i konsideroj veç si diçka që duhet me u ba.
Duhet me u kry.
Sepse kshtu e kom ba programin sipas synimeve aktuale edhe ai program duhet me u zbatu për me kqyrë çka po funksionon e çka jo.
Ushtrimet asniher' nuk duhet me kan' qef e argëtim e gymi një vend për socializim.
Ushtrimet duhet me kan' efektive.
Koha prej 1-2 orë që e kalon n'gym, energjia që e shpenzon aty mirëpo edhe jashtë gym-it duhet me e konsideru si investim. Investim prej t'cilit duhet me synu me përfitu duke i mbrri rezultatet që po synon me i mbrri.
Ushtrimet duhet me kan' efektive.
Plani i krijum duhet me u zbatu e me i shiju frytet e tij.
E frytet e atij programi jan' qef për mu.
Kur e shoh që javë për javë po kom progres;
kur e shoh që njohuritë e aplikume në praktikë po funksionojnë;
kur e shoh që sa her' boj progres fitoj mençuri prej atyne njohurive që i kom apliku...
Ky është qef e argëtim për mu.
Po get qefi për mu vjen si efekt anësorë tu i ba vazhdimisht ushtrimet e njëjta e t'mërzitshme.
Asniher' nuk shkoj n'gym tu menu se çka kom me ushtru sot, me cilin ushtrim me ja nisë,
as që e lodhi krytë me ato menime e nuk e ki idenë sa energjinë ma kursen kjo.
Njëjtë edhe për klienat e mij... unë sigurohem që ushtrimet e tyne,
koha e shpenzume në gym,
e edhe paret e tyne me i'a vlejtë.
Sigurohem që ushtrimet e tyne me kanë efektive, tu i nxitë me thy rekorde e vazhdimisht tu i motivu me se sa t'fortë janë tu u ba
Rritja e forcës është treguesi ma i mirë se sa efektiv është tu shku procesi.
Nejse nfund tfundit secili e ka idenë e vet t'qefit e argëtimit, ama ku o qëllimi me ba diçka e mos me i'a shiju rezultatet, mos me e shiju kthimin e investimit.