Prishtina Outdoor Festival

Prishtina Outdoor Festival Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Prishtina Outdoor Festival, Outdoor & Sporting Goods Company, Pristina.

đŸŒ± Prishtina Outdoor Festival 2026 po vjen!📆 Nga 12 deri mĂ« 14 qershor rajoni i PrishtinĂ«s do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« qendĂ«r tĂ«...
14/04/2026

đŸŒ± Prishtina Outdoor Festival 2026 po vjen!

📆 Nga 12 deri mĂ« 14 qershor rajoni i PrishtinĂ«s do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« qendĂ«r tĂ« aventurĂ«s, natyrĂ«s, turizmit rural - kulturor dhe rekreacionit me edicionin e dytĂ« tĂ« Prishtina Outdoor Festival.
Për tri ditë radhazi, Klubi Alpin Prishtina, Kryeqyteti Prishtina dhe Partnerët, nëpërmes festivalit do të sjellin 25 aktivitete të ndryshme outdoor, të shpërndara në hapësirat më atraktive të Kryeqytetit, Gollakut, Gërmisë dhe Liqenit të Badovcit.

â„č VizitorĂ«t dhe pjesĂ«marrĂ«sit do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« provojnĂ« ecje malore, çiklizĂ«m, trail running, kayak, aktivitete familjare, yoga nĂ« natyrĂ«, alpinizĂ«m, kamping, guida kulturore, workshope edukative dhe shumĂ« surpriza tĂ« tjera pĂ«r tĂ« gjitha moshat.

🎑 Ky festival synon promovimin e turizmit aktiv, stilit tĂ« shĂ«ndetshĂ«m tĂ« jetesĂ«s dhe pasurive natyrore qĂ« rrethojnĂ« kryeqytetin, duke e vendosur PrishtinĂ«n nĂ« hartĂ«n e destinacioneve rajonale outdoor dhe duke theksuar diversitetin e pasur tĂ« vendit tonĂ«.

Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve
Drejtoria e Kulturës
Drejtoria e Turizmit

✅ Ruani datat dhe bĂ«huni pjesĂ« e festivalit mĂ« energjik tĂ« verĂ«s!

Më shumë informata dhe programi i detajuar do të publikohen së shpejti..

18/07/2025

🌿 Edicioni i parĂ« i Prishtina Outdoor Festival dĂ«shmoi se natyra, sporti dhe komuniteti janĂ« fuqia jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t qĂ« e bĂ«n tĂ« mundur njĂ« organizim tĂ« kĂ«saj natyre.

🙏 NjĂ« falĂ«nderim i madh pĂ«r tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit, vullnetarĂ«t, partnerĂ«t dhe sponsorĂ«t qĂ« e bĂ«nĂ« tĂ« mundur kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme pĂ«r PrishtinĂ«n.

đŸ“č Po e ndajmĂ« me ju njĂ« video pĂ«rmbledhĂ«se tĂ« festivalit, e realizuar nga Gambit.Production.

Deri nĂ« edicionin e radhĂ«s – shijoni natyrĂ«n dhe qĂ«ndroni aktivĂ«!

Klubi Alpin Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Raiffeisen Bank

â›ș Camping nĂ« Kukaj – NatĂ« nĂ«n yje nĂ« zemĂ«r tĂ« Gollakut đŸŒŒđŸ”„NĂ« kuadĂ«r tĂ« Prishtina Outdoor Festival, kampingu nĂ« Kukaj u kt...
09/07/2025

â›ș Camping nĂ« Kukaj – NatĂ« nĂ«n yje nĂ« zemĂ«r tĂ« Gollakut đŸŒŒđŸ”„

Në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, kampingu në Kukaj u kthye në një përvojë magjike për të gjithë dashamirësit e natyrës. Pjesëmarrësit ngritën tendat e tyre në një hapësirë me pamje fantastike me gjelbërim dhe ajër të pastër në lartësi 1000 m, duke shijuar një natë të qetë.

Aktiviteti përfshiu biseda rreth zjarrit të kampit, gatime të lehta, lojëra sociale dhe shikimin e yjeve . Atmosfera u gjallërua edhe me aktivitete shtesë si shigjetari dhe punë e detyra të vogla edukative.

✹ NjĂ« aktivitet qĂ« lidhi njerĂ«zit me natyrĂ«n dhe krijoi kujtime tĂ« paharrueshme nĂ« qetĂ«sinĂ« e Kukajt.

Klubi Alpin Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Perparim Rama
Kushtrim Mushica

đŸȘ‚ Paragliding mbi KukajGjatĂ« Prishtina Outdoor Festival, aktiviteti i Paragliding qĂ« u mbajt nĂ« Kukaj solli emocione tĂ« ...
08/07/2025

đŸȘ‚ Paragliding mbi Kukaj

Gjatë Prishtina Outdoor Festival, aktiviteti i Paragliding që u mbajt në Kukaj solli emocione të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit. Fluturimet të lehta dhe trajnime, ofruan pamje panoramike spektakolare, duke kombinuar adrenalinën me qetësinë e natyrës. Instruktori profesionist udhëhoqi pjesëmarrësit dhe sigurojë një përvojë të sigurt për të gjithë.

✹ Ky aktivitet ishte njĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« veçantĂ«t e festivalit, qĂ« solli mbi natyrĂ« shpirtrat aventurierĂ« dhe dashamirĂ«sit e ajrit tĂ« hapur.

Klubi Alpin Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
Shqiponjat e Kastriotit

đŸšŽâ€â™‚ïž ÇiklizĂ«m nĂ«pĂ«r Gollak – 60 km aventurëÇiklistĂ«t u mblodhĂ«n pĂ«r njĂ« itinerar sfidues dhe magjepsĂ«s prej 60 km nĂ« kua...
07/07/2025

đŸšŽâ€â™‚ïž ÇiklizĂ«m nĂ«pĂ«r Gollak – 60 km aventurĂ«

ÇiklistĂ«t u mblodhĂ«n pĂ«r njĂ« itinerar sfidues dhe magjepsĂ«s prej 60 km nĂ« kuadĂ«r tĂ« Prishtina Outdoor Festival, qĂ« kaloi pĂ«rmes peizazheve tĂ« bukura tĂ« Gollakut, duke pĂ«rfshirĂ« PrishtinĂ«n, GrashticĂ«n, Kukajn dhe Liqenin e Badovcit, pĂ«r t’u kthyer sĂ«rish nĂ« qytet. đŸŒłđŸš”â€â™€ïž

Ky aktivitet promovoi shëndetin, qëndrueshmërinë dhe dashurinë për natyrën, ndërsa pjesëmarrësit shijuan energjinë e grupit dhe emocionin e çdo kilometri të përshkuar.

👏 Falenderim i veçantĂ« pĂ«r klubin e çiklistĂ«ve Tour De Friends, Kosovo Police dhe vullnetarĂ«t qĂ« e bĂ«nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim tĂ« paharrueshĂ«m.

Klubi Alpin Prishtina
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës

đŸč Shigjetari nĂ« Kukaj – NjĂ« pĂ«rvojĂ« unike nĂ« natyrĂ«PjesĂ«marrĂ«sit nĂ« kampingun e Kukajt patĂ«n mundĂ«sinĂ« tĂ« provojnĂ« shigj...
06/07/2025

đŸč Shigjetari nĂ« Kukaj – NjĂ« pĂ«rvojĂ« unike nĂ« natyrĂ«

PjesĂ«marrĂ«sit nĂ« kampingun e Kukajt patĂ«n mundĂ«sinĂ« tĂ« provojnĂ« shigjetarinĂ« nĂ« njĂ« ambient tĂ« qetĂ« dhe natyror. Aktiviteti ishte i hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ«, si pĂ«r kampistĂ«t ashtu edhe pĂ«r vizitorĂ«t e tjerĂ« qĂ« u bashkuan pĂ«r tĂ« mĂ«suar teknikat bazĂ« tĂ« kĂ«tij sporti antik. 🎯🌿

Atmosfera ishte relaksuese dhe edukative, duke ofruar një kombinim të argëtimit me zhvillimin e fokusit dhe koordinimit.

👏 Faleminderit tĂ« gjithĂ«ve qĂ« morĂ«n pjesĂ« dhe e bĂ«nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet tĂ« veçantĂ«!

Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës

đŸ§˜â€â™€ïž Yoga nĂ« Parkun e GĂ«rmisĂ«NĂ« njĂ« ambient tĂ« qetĂ« dhe frymĂ«zues mes gjelbĂ«rimit tĂ« GĂ«rmisĂ«, pjesĂ«marrĂ«sit shijuan njĂ« ...
06/07/2025

đŸ§˜â€â™€ïž Yoga nĂ« Parkun e GĂ«rmisĂ«

NĂ« njĂ« ambient tĂ« qetĂ« dhe frymĂ«zues mes gjelbĂ«rimit tĂ« GĂ«rmisĂ«, pjesĂ«marrĂ«sit shijuan njĂ« orĂ« relaksuese Yoga, duke harmonizuar trupin dhe mendjen. đŸŒżâ˜€ïž

Aktiviteti solli energji pozitive, frymëmarrje të thellë dhe qetësi shpirtërore për të gjithë, duke e bërë një moment të përsosur për të nisur ditën me mirëqenie.

🙏 FalenderojmĂ« instruktoren pĂ«r udhĂ«heqjen profesionale dhe tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit pĂ«r energjinĂ« e bukur qĂ« sollĂ«n.

Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës
BlueMoon Yoga Studio

đŸ§—â€â™‚ïž Climbing & Rappelling tek Muri Alpin NĂ« kuadĂ«r tĂ« Prishtina Outdoor Festival, adrenalina dhe guximi u bashkuan nĂ« a...
06/07/2025

đŸ§—â€â™‚ïž Climbing & Rappelling tek Muri Alpin

Në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, adrenalina dhe guximi u bashkuan në aktivitetin e ngjitjes dhe zbritjes me litar në Murin Alpin në Gërmi.

PjesĂ«marrĂ«sit e tĂ« gjitha niveleve patĂ«n mundĂ«sinĂ« tĂ« sfidojnĂ« veten, tĂ« mĂ«sojnĂ« teknika bazike tĂ« alpinistĂ«ve dhe tĂ« shijojnĂ« emocionin e kĂ«tij sporti nĂ« natyrĂ«. 🌿đŸ’Ș

🙏 NjĂ« falĂ«nderim i madh pĂ«r instruktorĂ«t profesionistĂ« dhe vullnetarĂ«t qĂ« e bĂ«nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« sigurt dhe tĂ« paharrueshme!

Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria për Sport - Komuna e Prishtinës

đŸƒâ€â™‚ïž Park Run Germia & Ecje Nordike NĂ« kuadĂ«r tĂ« Prishtina Outdoor Festival, nĂ« Parkun e GĂ«rmisĂ« u organizua aktiviteti ...
06/07/2025

đŸƒâ€â™‚ïž Park Run Germia & Ecje Nordike

NĂ« kuadĂ«r tĂ« Prishtina Outdoor Festival, nĂ« Parkun e GĂ«rmisĂ« u organizua aktiviteti frymĂ«zues ku pjesĂ«marrĂ«s tĂ« tĂ« gjitha moshave, pĂ«rfshirĂ« edhe persona me aftĂ«si tĂ« kufizuara vizuale, vrapuan dhe ecĂ«n sĂ« bashku pĂ«r tĂ« promovuar njĂ« jetĂ« aktive dhe tĂ« shĂ«ndetshme. 🌳✹

Solidariteti dhe energjia pozitive e bënë këtë ditë të paharrueshme!

🙏 FalĂ«nderojmĂ« tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit dhe vullnetarĂ«t qĂ« kontribuan nĂ« suksesin e kĂ«tij aktiviteti.

Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
W ParkRun Germia
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama

đŸ„Ÿ Hiking nĂ« MajĂ«n e SukĂ«s – GollakMaja e SukĂ«s u bĂ« destinacioni i radhĂ«s pĂ«r dashamirĂ«sit e natyrĂ«s! 🌿 NjĂ« grup i mreku...
06/07/2025

đŸ„Ÿ Hiking nĂ« MajĂ«n e SukĂ«s – Gollak

Maja e SukĂ«s u bĂ« destinacioni i radhĂ«s pĂ«r dashamirĂ«sit e natyrĂ«s! 🌿

Një grup i mrekullueshëm pjesëmarrësish u bashkuan për të eksploruar këtë majë ikonike me lartësi 1145 m, duke shijuar ajrin e pastër, peizazhet panoramike dhe energjinë pozitive të natyrës së Gollakut. Aktiviteti u shoqërua me guida profesionale dhe ndalesa për të mësuar më shumë rreth florës dhe faunës vendase.

🙏 FalĂ«nderojmĂ« tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit dhe vullnetarĂ«t qĂ« e bĂ«nĂ« kĂ«tĂ« ecje njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paharrueshme!

Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina

đŸšŁâ€â™‚ïž Kayak & Pastrimi i Liqenit tĂ« Badovcit NĂ« kuadĂ«r tĂ« Prishtina Outdoor Festival, aktiviteti i Kayak nĂ« Liqenin e Bad...
06/07/2025

đŸšŁâ€â™‚ïž Kayak & Pastrimi i Liqenit tĂ« Badovcit

NĂ« kuadĂ«r tĂ« Prishtina Outdoor Festival, aktiviteti i Kayak nĂ« Liqenin e Badovcit solli emocion dhe relaksim mbi ujĂ«, duke shijuar bukuritĂ« natyrore tĂ« kĂ«saj zone. PĂ«rveç sportit, pjesĂ«marrĂ«sit treguan pĂ«rkushtimin e tyre pĂ«r ambientin duke marrĂ« pjesĂ« nĂ« aksionin e pastrimit tĂ« mbeturinave rreth liqenit. đŸ’§đŸ—‘ïž

FalĂ«nderojmĂ« nga zemra tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit dhe vullnetarĂ«t qĂ« kontribuuan pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« mĂ« tĂ« pastĂ«r dhe mĂ« tĂ« bukur pĂ«r tĂ« gjithĂ«. 🌎💚

Klubi Alpin Prishtina
Raiffeisen Bank
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Superxplorers

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prishtina Outdoor Festival posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Prishtina Outdoor Festival:

Share