15/11/2021
Nita Zhushi më mira e kategorisë E në "Skopje Open 2021" dhe dy rekorde të reja të kësaj gare🏆
Pas shumë garave të mbajtura në këtë pjesë të sezonës, klubi ynë morri pjesë edhe në garën "Skopje Open 2021". Ndër shumë kohë të përmirësuara dhe medalje të fituara nga të gjithë notarët, në këtë garë shkëlqeu Nita Zhushi!
10 vjeçarja e Nemo-s ka thyer dy rekorde të kësaj gare:
- 50m Bretkocë me kohë 00:44.72 🏅
- 100m Bretkocë me kohë 01:35.97 🏅
Nita u shpall notarja më e mirë në kategorine E (mosha: 10 vjet e më të reja), duke fituar 5 medalje të arta🥇, 1 të argjendtë🥈 dhe 1 të bronztë🥉.