07/09/2026
Caktohet fondi shpërblyes për skuadrat e suksesshme
Në mbledhjen e fundit të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës është vendosur të ketë fond shpërblyes për skuadrat më të suksesshme të edicionit të ri.
Kampioni në Superligën e meshkujve do të shpërblehet me 10 mijë euro. Nënkampionit do t’i takojnë 4000 euro. Ndërkohë skuadrave të vendit të tretë dhe të katërt u takojnë nga 2000 euro.
Me 5000 euro do të shpërblehet skuadra që e fiton Kupën e Republikës së Kosovës.
Skuadrat prej vendit të pestë e deri në vendin e tetë në Superligë do të përfitojnë nga Fondi për Zhvillim dhe Shpërblim të Klubeve. Nga ky fond do të mbështeten edhe skuadrat e Ligës së Parë, ka vendosur Bordi.
Në Superligën e femrave, kampioni i ri do të shpërblehet me 7500 euro. Nënkampionit do t’i takojnë 3000 euro, ndërsa skuadrave të vendit të tretë dhe të katërt nga 1500 euro.
Fituesit të Kupës te femrat i takojnë 3500 euro.
Skuadrat e Superligës së femrave që përfundojnë prej vendit të pestë deri në vendin e dhjetë dhe skuadrat e Ligës së Parë, do të mbështeten nga Fondi për Zhvillim dhe Shpërblim të Klubeve.