25/12/2025
Hymeri Elevators L.L.C me seli në Prishtinë,
shpall konkurs për vende të lira të punës, në këtë pozitë:
Teknik I Servisit dhe montimit të ashensorëve dhe shkallëve levizëse.
Vendi i punes : Ferizaj 2 pozita, Prizren 2 pozita
Përshkrimi i Detyrave të punës :
* Kryen mirëmbajtje të rregullt të ashensorëve për funksionim të sigurt dhe pa ndërprerje.
* Identifikon dhe riparon defektet teknike në kohë, duke rikthyer shpejt ashensorin në përdorim.
* Zbaton standardet e sigurisë dhe dokumenton të gjitha ndërhyrjet e kryera.
Kriteret e kërkuara:
• Përgatitje teknike në fushën e elektroteknikës, mekanikës ose fusha të ngjashme (përparësi).
• Përvojë pune në servisimin dhe/ose montimin e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse (përparësi, por jo kusht).
• Aftësi për punë ekipore dhe bashkëpunim me kolegët.
• Përgjegjësi e lartë në kryerjen e detyrave dhe respektim i procedurave të punës.
• Fleksibilitet dhe gatishmëri për intervenime teknike sipas nevojës.
• Aftësi për zgjidhjen e problemeve teknike në terren.
• Patentë shoferi – kategoria B (përparësi).
• Gatishmëri për trajnim profesional dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në email adresen: [email protected].
Kandidatët të cilët nuk kan mundësi me dergu CV në email, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 049 75 75 75