06/09/2026
Qyteti i Deçanit është duke mirëpritur qindra garues nga dhjetëra shtete për Kampionatin Botëror të Muaythait, i cili po organizohet nga Federata e Muaythait e Kosovës.
Ceremonia hapëse u mbajt dje ku mes personaliteteve vendore e ndërkombëtare mori pjesë edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Presidenti Krasniqi, duke vlerësuar lart Kampionatin përgëzoi FMTHAK-në me kryetarin Shpetim Ahmetaj, për organizimin, derisa garuesve iu uroi fat dhe suksese.