18/06/2023
KAMPI VEROR “ULQINI 2023”
(05 – 10 KORRIK 2022)
Kampi tradicional Veror do të mbahet në Ulqin të Malit të Zi. Të gjithë fëmijët e interesuar të moshës 7-18 vjeçare (djem dhe vajza) mund të marrin pjesë në këtë kamp.
Aranzhmani 6 ditor përfshinë:
Akomodimi në Hotel "Edita" me 2, 3 dhe 4 shtretër me wi-fi, frigorifer, TV, dhe klimë.
Pansion i plotë me ushqim sipas dëshirës (mëngjesi me tavolinë suedeze, si dhe dreka dhe darka me porosi sipas dëshirës);
Udhëtimi me autobus komod;
Instruktor të notit për njohuri themelore,
Stërvitje në plazh ose fushë/palestër
Ndeshje miqësore me klubet tjera dhe gara të ndryshme të organizuara gjatë kampit si dhe
Tax-at ditore.
Dokumenti i nevojshëm për udhëtim:
Pasaporta ose letërnjoftimi, si dhe
Autorizimin nga të dy prindërit e vërtetuar në komunë ose tek noteri. Autorizimi bëhet në emër të IBRAHIM KARABEG, i lindur më 30.05.1957, Prishtinë me numër personal: 1019987899
Qëllimi i kampit:
Socializimi i fëmijëve, krijimi i miqësive të reja, ambientimi me rregullat dhe përgjegjësitë e kampit, ngritja e aftësive të tyre etj.
Gjatë kampit do të organizohet udhëtim (shëtitje) me anije sipas dëshirës, gara të ndryshme në plazh, vrapimi i mëngjesit në plazh etj.
Konfirmimi të bëhet deri me datën 20 qershor. Në kamp mund të bashkëngjiten edhe të interesuarit tjerë si: vëlla/motër, të afërm, shokë/shoqe etj. Kushtet dhe çmimet janë të njëjta.
Çmimi i kampit është: 250€.
*Rreth nisjes do ju njoftojmë me kohë.
Çfarë duhet të marrim me vete:
Mjetet higjienike, peshqir dhe shtroja për plazh, aparat për insekte për dhomë, krem/sprej kundër mushkonjave, krem për rrezitje me faktor mbrojtës, mbathje për plazh, veshmbathje sportive për stërvitje, kapelë/kaçketë, medikamentet mjekësore nëse dikush përdor ndonjë terapi të veçantë (të njoftoni trajnerët) etj.
Udhëheqës të kampit janë:
Albert Sylejmani +383 45 529 999
Ibrahim Karabeg +383 44 691 641
Në kamp do ketë edhe trajner tjerë nga Kosova.
E-mail: [email protected]
*Kampi zhvillohet në bashkëpunim edhe me klube tjera nga Prizreni dhe Rahoveci e me të cilët do të zhvillojmë edhe ndeshje miqësore.
Hoteli ka në dispozicion edhe dy pishina të cilat janë në dispozicion nga ora 08:00 e deri në 22:00.
Në vazhdim do të keni të bashkangjitura fotot e kompleksit të hotelit të cilat janë marrë në faqen e hotelit dhe të tjerat që i kam bërë personalisht.
Për çdo info shtesë mund të na kontaktoni.