16/08/2026
Drejt Lojërave Mesdhetare – Taranto 2026
Kryetari i Federatës së Triathlonit të Kosovës, Naim Gashi, së bashku me dy sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, selektorin e Kombëtares, Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Maxhuni dhe anëtarin e Bordit Basri Maxhuni, gjatë nisjes për në ceremoninë zyrtare.
Me këtë rast, drejtuesit e Federatës u uruan sportistëve tanë sukses dhe paraqitje sa më dinjitoze, duke shprehur besimin se do ta përfaqësojnë me krenari flamurin dhe sportin e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Suksese ekipit të Kosovës në Taranto 2026! 🇽🇰