Federata e Karatesë e Kosovës

Federata e Karatesë e Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Federata e Karatesë e Kosovës, Sports Team, Pristina.

🥈🇽🇰 Anuar Krasniqi – Nenkampion Mesdhetar! 🇽🇰🥋Sot ishte finalja e dytë pas te djeshmes nga Riad Mani.Garuesi ynë Anuar K...
19/06/2026

🥈🇽🇰 Anuar Krasniqi – Nenkampion Mesdhetar! 🇽🇰🥋

Sot ishte finalja e dytë pas te djeshmes nga Riad Mani.

Garuesi ynë Anuar Krasniqi u shpall nenkampion Mesdhetar në kategorinë Kadet Kumite +52 kg, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm.

Nesër vazhdojmë me garat në kategoritë e Juniorëve, të cilëve u dëshirojmë shumë suksese.

Forca Kosova! 🇽🇰🥋

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group Loni Dekor DEKO Solution
KosovaPress Sport

18/06/2026

🇽🇰🥋

🥇🇽🇰 Riad Mani – Kampion Mesdhetar! 🇽🇰🥋Pas marrjes së të drejtës për organizimin e Kampionatit Mesdhetar, sukseset e garu...
18/06/2026

🥇🇽🇰 Riad Mani – Kampion Mesdhetar! 🇽🇰🥋

Pas marrjes së të drejtës për organizimin e Kampionatit Mesdhetar, sukseset e garuesve tanë po vazhdojnë në Alexandria të Egjiptit.

Garuesi ynë Riad Mani u shpall Kampion Mesdhetar në kategorinë U14 Kumite +55 kg, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë, Fron Shalqini u rendit në vendin e 5-të, ndërsa garuesit e tjerë patën paraqitje solide dhe dinjitoze gjatë ditës së sotme.

Nesër vazhdojmë me garat në kategoritë e Kadetëve dhe Juniorëve, të cilëve u dëshirojmë shumë suksese.

Forca Kosova! 🇽🇰🥋

KOSOVA ORGANIZATORE E KAMPIONATIT MESDHETAR NË KARATE 2027 🇽🇰🥋Sot, në Asamblenë e Federatës Mesdhetare të Karatesë, e mb...
17/06/2026

KOSOVA ORGANIZATORE E KAMPIONATIT MESDHETAR NË KARATE 2027 🇽🇰🥋

Sot, në Asamblenë e Federatës Mesdhetare të Karatesë, e mbajtur në Alexandria, Egjipt, u mor vendimi që Federata e Karatesë e Kosovës (FKK) të jetë organizatore e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë 2027 për kategoritë U14, Kadet, Junior dhe Senior, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Në Kuvendin e Federatës Mesdhetare morën pjesë Kryetari i FKK-së, Besart Baruti, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Nazmi Gashi, të cilët para Asamblesë prezantuan kandidaturën dhe kërkesën e Kosovës për organizimin e këtij kampionati të rëndësishëm.

Asambleja e Federatës Mesdhetare e mbështeti unanimisht këtë kërkesë dhe të gjithë anëtarët votuan pro, duke i besuar Federatës së Karatesë së Kosovës organizimin e Kampionatit Mesdhetar 2027 në Prishtinë.

Federata e Karatesë e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë si dhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në sigurimin e organizimit të këtij kampionati.

Ky është një sukses i madh për sportin e karatesë dhe për Kosovën, duke dëshmuar besimin dhe respektin që gëzon Federata e Karatesë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Federata e Karatesë e Kosovës 🥋🇽🇰

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Kosovo Olympic Committee
Baruti Group DEKO Solution Loni Dekor
KosovaPress Sport

Organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës, është mbajtur një stërvitje e përbashkët me kategoritë kadetë dhe juniorë....
10/06/2026

Organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës, është mbajtur një stërvitje e përbashkët me kategoritë kadetë dhe juniorë.

Kjo stërvitje është organizuar me ftesë të selektorit të FKK-së për kadetë dhe juniorë, Leutrim Pepaj.

Në stërvitje morën pjesë garuesit e kategorive kadetë dhe juniorë, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 22 qershor 2026 në Aleksandri të Egjiptit.

Stërvitja u mbajt në shkollën “Prishtina High School” në Matiqan, Prishtinë. Me këtë rast, falënderojmë stafin drejtues të kësaj shkolle për mundësinë e ofruar, si dhe KK “Përparimi” Prishtinë për bashkëpunimin.

Në këtë stërvitje të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi, si dhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në karate për kadetë dhe juniorë, Irfan Sfeqla.

Stërvitjet do të vazhdojnë edhe të enjten nga ora 18:00, po ashtu në shkollën “Prishtina High School” në Matiqan, Prishtinë.

U mbajt turneu ndërkombëtar “Xhevat Makolli”, i organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.Turneun e nderuan me pjesë...
06/06/2026

U mbajt turneu ndërkombëtar “Xhevat Makolli”, i organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Turneun e nderuan me pjesëmarrjen e tyre afro 300 garues, me mbi 350 paraqitje në dy disiplina (kata dhe kumite), nga klube të Maqedonisë së Veriut, vetem një Shqipërisë dhe klubet Kosovare. Gara u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në emër të Federatës së Karatesë së Kosovës, përkatësisht të kryetarit të FKK-së, Besart Baruti, si dhe në emrin e tij personal si nxënës i Xhevat Makollit, të pranishmit, familjen Makolli, sportistët dhe gjyqtarët i përshëndeti nënkryetari i FKK-së, Gazmend Havolli.

“Sot jemi mbledhur për të kujtuar një legjendë jo vetëm të sportit, por edhe të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi. Uroj që ta përkujtojmë në mënyrë të denjë, së paku përmes organizimeve të tilla”, tha Havolli.

Drejtori për Sport i Komunës së Prishtinës, Granit Geci, përshëndeti të gjithë të pranishmit në emër të Drejtorisë për Sport dhe të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Ky është turneu i 25-të me radhë që mban emrin e një legjende jo vetëm të karatesë, por edhe të një që dha kontribut të madh për levizjen kombëtare. Ne, si gjeneratë e re, jemi të obliguar ta vazhdojmë trashëgiminë e Xhevat Makollit, por edhe të shumë emrave të tjerë që kanë kontribuar për sportin dhe lëvizjen kombëtare.
Si Drejtori për Sport mbetemi të përkushtuar për të mbështetur aktivitete të tilla, jo vetëm në karate, por në çdo sport që e afron gjeneratën e re me aktivitetin fizik dhe e largon nga dukuritë negative”, tha Geci.

Me një fjalë përshëndetëse, në emër të familjes Makolli, të pranishmëve iu drejtua edhe vëllai i Xhevat Makollit, Fatmir Makolli.

Në fund, drejtuesit e FKK-së ndanë mirënjohje për familjen e ish-karateistit Xhevat Makolli, për drejtorin për Sport të Komunës së Prishtinës, Granit Geci, drejtorin për Rini, Donat Gashi, si dhe për Besnik Muratin, përfaqësues i klubeve shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Për më të mirët u ndanë medalje dhe diploma, ndërsa për kategoritë Open (absolute) u ndanë edhe shpërblime në mjete monetare.

Me respekt,

Komisioni për Informim i FKK-së

06/06/2026

KOSOVA PRESS FALEMINDERIT

KosovaPress Sport

KosovaPress Sport KosovaPress
06/06/2026

KosovaPress Sport
KosovaPress

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u mbajt sot edicioni i 25-të i Turneut Ndërkombëtar të Karatesë “Xhevat Makolli”, i cili mbahet në përkujtim të jetës dhe veprës së çmuar të tij. Ky turne tradicional mlodhi rreth 400 garues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Ve...

🇹🇷 Kampionati Ballkanik për Fëmijë – Stamboll 2026Federata e Karatesë e Kosovës mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për ...
01/06/2026

🇹🇷 Kampionati Ballkanik për Fëmijë – Stamboll 2026

Federata e Karatesë e Kosovës mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për Fëmijë, i mbajtur në Stamboll të Turqisë, ku vendi ynë u përfaqësua nga garues të rinj që fituan përvojë të vlefshme në një konkurrencë të fortë rajonale.

Rezultatet e garuesve tanë:
🥈 Rron Zeqiraj (12 vjeç) – Kumite, Nënkampion Ballkanik
🏅 Martina Gashi (11 vjeç) – Kumite, vendi i 5-të
🏅 Omer Hyseni (12 vjeç) – Kumite, vendi i 5-të
🏅 Leart Sadiku (13 vjeç) – Kumite, vendi i 7-të

Pavarësisht medaljes së fituar dhe angazhimit të treguar nga garuesit tanë, këto rezultate nuk janë në nivelin e pritshmërive që Federata e Karatesë e Kosovës ka për paraqitjen e kategorive të reja në arenën ndërkombëtare.

Ky kampionat tregoi se nevojitet më shumë punë sistematike dhe përkushtim në zhvillimin e sportistëve të rinj, në mënyrë që të rritet niveli i performancës dhe konkurrueshmërisë së tyre në garat e mëdha.

FKK inkurajon të gjitha klubet, trajnerët dhe akterët e karatesë që të shtojnë investimin në punën me grupmoshat e reja, pasi ato përbëjnë bazën e suksesit të ardhshëm të karatesë kosovare.

Urime garuesve për përfaqësimin e Kosovës dhe përvojën e fituar.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për rezultate edhe më të mira në të ardhmen! 🇽🇰🥋

Ministria e Sportit dhe Rinisë
Baruti Group Loni Dekor DEKO Solution
KosovaPress Sport
Kosovo Olympic Committee

Address

Pristina

Telephone

+38344656408

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Karatesë e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Federata e Karatesë e Kosovës:

Share

Category