28/05/2026
TIRANA OPEN 1996 maj (para 3 dekadave)
Ne maj te vitit 1996 (para rrafsh 30 viteve) disa nga antaret e KT Prishtina (dhe nje nga KT Peja), morren pjese ne turneun Tirana Open 1996, i cili u mbajt tek 5 fushat e Tennis Tirona (Shallvaret).
Pasi morrem vesh se turneu do te mbahet ne Tirane, beme pergaditjet per takimin e pare historik midis neve dhe tenisteve nga Shqiperia.
Pas udhetimit 16 oresh me autobus, mberrijtem ne Tirane dhe sapo arritem, filluam ti kerkonim fushat. Rruges pame disa postera te medhenj me lajmerimin rreth turneut si: ALEANCA FRANCEZE dhe FEDERATA SHQIPTARE E TENISIT organizojne turneun TIRANA OPEN 1996, cmimi (fondi shperblyes) 1000$.
Posa e gjetem klubin, pame 5 fusha te betonit te cilat ne pamje na deshperuan. Te gjitha nuk kishin vija te dukshme dhe ishin ne gjendje te mjerueshme. Takuam edhe kryetarin e atehershem te Federates shqiptare, Perlat Voshtina, i cili fillimisht na u duk qe nuk na priti ngrohte ashtu siq e kemi pritur por me kohe miqesia filloi te forcohej.
Sidoqofte, pas kontaktit te pare gjate kohes se shortit, ne si ekip ju ankuam zyrtareve rreth gjendjes se keqe te fushave pa vija, gje qe nuk e priten mire. Shorti vazhdoi dhe te nesermen, gjate mengjesit te dites se pare te turneut, pame punetore duke i lyer fushat me polikollor te kaltert ndersa vijat mepastaj lyeshin me ngjyre kafe.
Gjate meqeve, te gjitheve na paten mbete ngjyra e kalter ne patika ndersa topat e merrnin ngjyren e njejte pas disa pikeve.
Pas diteve ne vijim, shoqerimi yne me tenistet nga Shqiperia u relaksua, gje qe ndihmoi ne krijimin e miqesive qe mbeti i shendoshe deri me tani.
Ne turne morren pjese: Ben Islami, Shkumbin Mustafa, Alush Gashi, Ekrem Hajdari, Bekim Ramku, Jeton Hajdari, Agim Islami, Rifat Kasapolli nga Peja dhe Dukagjin Morina. Si percjelles e kemi pase Rexhep Hajdarin.
Ne turne jane zhvilluar disa meqe te forta, nder to vlene te permendet meqi midis dy kampioneve, te Kosoves dhe Shqiperise, Ben Islami kunder Kadri Arapit 2:0, amerikanit Roby Pulver kunder Shkumbin Mustafes 2:0 dhe Robi Pulver kunder Ben Islamit 2:1.
Kete turne e pat fituar Roby Pulver ndersa ne turneun e ardhshem ne Shtator 1996, jane takuar prap Ben Islami kunder amerikanit, ku Beni ju revanshua ne finale me rezultat 2:1.
Gjate turneut TIRANA OPEN 1996 kemi pase rastin ta vizitojme Tiranen, ta vizitojme Ambasaden tone atje me Ambasadorin z. Ilaz Rramajlin dhe te marrim pjese neper tubime politike ne shesh 🙂