08/01/2014
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se në ndeshjen ndaj Osasunas, anësori Angel Di Maria do të jetë në pankinë por jo si dënim për gjestin gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigos.
Di Maria mohoi se ai bëri një gjest kontravers duke thënë se ishte gjest normal që e bën secili mashkull dhe Ancelotti duket se i beson lojtarit.
“Duhet t’i besojmë Di Marias. Nëse dikush mendon se ishte gjest i keq, ai tashmë ka kërkuar falje. Kështu që kjo punë mbaron këtu”.
“Nuk mendoj se Di Maria do të ketë ndonjë problem me tifozët në ndeshjen e ardhshme. Tifozët janë shumë kërkues, por ata janë edhe pranë lojtarëve të tjerë”.
“Di maria nuk do të startojë ndaj Osasunas, por jo për këtë arsye. Është për shkak se Bale nuk startoi ndaj Celtas. Di Maria ka ende besimin tonë, nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Ancelotti.