18/10/2016
Te dielen dhe te hanen e kaluar u mbajten dy takimet gjysëmfinale të ligës organizuar nga FTK.
Ne Prizren u zhvillua derbi lokal ndermjet KT Prizren dhe KT Sesahr. Ne kete takim KT Prizreni fitoj me rezultat 3:1 me loje. Interesantja e ketij dueli ishte qe dyjat ekipe morren nga nje perforcim nga jasht Kosoves. Prizreni morri Shendrit Dearin nga Shkupi ndersa Sesahri Genajd Shypejen nga Shqiperia.
Rezultatet te lojeve:
Meldin Mustafi(PZ) vs Burimi Bytyqi(SE) 6:4,6:4
Zahir Rama(PZ) vs Durim Morina(SE) 4:6 3:6
Argjend Lecaj(PZ) vs Senad Jusufi(SE) 6:0 6:2
Shendrit Deari(PZ) vs Genajd Shypeja(SE) 6:0 6:0
Ne gjysemfinalen tjeter ne Prishtine u zhvillua derbi lokal ndermjet KT Prishtina dhe KT Diellix ku Prishtina mposhti DielliX me rezultat 3:0.
Rezultatet te lojeve:
Granit Bajraliu(PR) vs Edon Ademi(DI) 6:0 6:1
Osman Reçica(PR) vs Lirigzon Latifi(DI) 6:1 6:0
Bajraliu/Reçica(PR) vs Ademi/Latifi(DI) 6:1 6:1
Njësoj sikurse çdo vit prej fillimit të mbajtjës së ligës në 2009 edhe këtë sezonë në finale do të ndeshen kampioni i vitit të kaluar KT Prizreni (ish Wimbledon) kundër KT Prishtinës.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së finalës do të ju informojmë së shpejti