FASK Kosova

FASK Kosova Faqja zyrtare e Federatës së Autosporteve të Kosovës
Official Page of the Federation of Autosport

Faqja Zyrtare e Federatës së Autosporteve të Kosovës shkurt FASK. Përmes kësaj faqe do të bëhen të gjitha njoftimet zyrtare, publikimi i rezultateve si dhe informimi i sport dashësve për të gjitha garat e Kampionatit të Kosovës.

Linku për aplikim për garën Drag Race 2, e cila mbahet më 4 e 5 korrik 2026, në Sllatinë
23/06/2026

Linku për aplikim për garën Drag Race 2, e cila mbahet më 4 e 5 korrik 2026, në Sllatinë

Please click the link to complete this form.

NJOFTIM PËR PJESËMARRËSIT E GARËS NË KRUJËNjoftohen të gjithë garuesit tanë që planifikojnë të marrin pjesë në garën në ...
20/06/2026

NJOFTIM PËR PJESËMARRËSIT E GARËS NË KRUJË

Njoftohen të gjithë garuesit tanë që planifikojnë të marrin pjesë në garën në disiplinën malore në Krujë, që duhet të aplikojnë në linkun për regjistrim më së voni deri të martën.

Kjo për faktin se duhet të bëhet rezervimi dhe të organizohet akomodimi në hotele.

Gara në Krujë mbahet në fundjavën e ardhshme, nga 26-28 qershor.
Linku për aplikim:

19/06/2026

NJOFTIM PËR SHTYERJEN E GARËS OLDTIMER HILL CLIMB

Gara e planifikuar të mbahet në Prevallë, më 21 qershor, Oldtimer Hill Climb, është shtyrë për datën 16 gusht.

Organizatori, klubi Oldtimer Kosova, njofton se ndryshimi i datës është bërë me kërkesë të shumë mërgimtarëve tanë, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në garë dhe gjatë muajit gusht janë për pushime në Kosovë.

Kalendari i përditësuar i garave
18/06/2026

Kalendari i përditësuar i garave

Linku për aplikim për garën në disiplinën malore në Krujë, e cila mbahet nga 26-28 qershor
18/06/2026

Linku për aplikim për garën në disiplinën malore në Krujë, e cila mbahet nga 26-28 qershor

Fatos Krasniqi e Kushtrim Bytyqi vendosën rekorde në KullëGara në Kullë, veç fitores së Gentian Shaqirit në Kampionatin ...
17/06/2026

Fatos Krasniqi e Kushtrim Bytyqi vendosën rekorde në Kullë

Gara në Kullë, veç fitores së Gentian Shaqirit në Kampionatin e FIA CEZ dhe Bardhyl Canollit në Kampionatin e Kosovës, u karakterizua dhe me dy rekorde në klasa.

Fatos Krasniqi i AK Prizrenit D&G vendosi rekord në Klasën 2, pasi me Honda Civic, shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometra e kaloi për 03:36.345 minuta.

Rekordin e mëparshëm (03:38.664) e mbante Përparim Dushi, të arritur më 13 shtator 2015, po me Honda Civic.

Ndërsa, Kushtrim Bytyiq i AK Ferizajt vuri rekord të ri në Klasën 4.

Bytyqi me Renault Clio pati kohë 03:27.374 minuta.

Deri të dielën e kaluar, rekordi i shtegut në Kullë në këtë klasë mbahej nga Milan Jaksic, i vendosur më 30 qershor të vitit 2024.

Kaçandolli me plus 10 pikë të reja në Kampionatin EvropianValdet Kaqandolli po e vazhdon aventurën e tij në FIA Hill Cli...
14/06/2026

Kaçandolli me plus 10 pikë të reja në Kampionatin Evropian

Valdet Kaqandolli po e vazhdon aventurën e tij në FIA Hill Climb Championship.

Në këtë fundjavë, në Glasbachrennen të Gjermanisë, u mbajt gara e pestë, në të cilën Valdeti u rendit i pesti, plasman që nuk e kënaqi, por gjithsesi ishte i rëndësishëm për rrjedhën e kampionatit.

“Ky rund nuk ishte i favorshëm për ekipin tonë, duke u nisur nga kushtet atmosferike, që ndryshonin nga çasti në çast. Pastaj, në vozitjen e dytë patëm probleme teknike me bolidin, por që fatmirësisht u rendita në pozitën e pestë, duke i shtuar 10 pikë që janë shumë të vlefshme për plasmanin gjeneral”, është shprehur Kaçandolli pas garës.

Ai është optimist që në garën e radhës, në Ascoli të Italisë, të ketë paraqitje më të mirë, ndërsa i ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin në këtë sfidë aspak të lehtë.

Gentian Shaqiri e Bardhyl Canolli fitues në “Kulla 2026”Edhe sivjet gara në Kullë u karakterizua me organizim të shkëlqy...
14/06/2026

Gentian Shaqiri e Bardhyl Canolli fitues në “Kulla 2026”

Edhe sivjet gara në Kullë u karakterizua me organizim të shkëlqyeshëm të Auto Klubit Visari-Peja, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Pejës dhe Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK).

E vetmja vërejtje për këtë garë ishte numri jo i kënaqshëm i pjesëmarrësve, ndërsa gjithçka tjetër pati rrjedhë të shkëlqyeshme.

“Kulla 2026” ishte e rëndësisë së dyfishtë, pasi përveç për
Kampionatin e Kosovës poentohet edhe për FIA CEZ.

Garuesi nga Shqipëria, Gentian Shaqiri me Tatuus ishte fitues i garës për FIA CEZ. Ai ishte fantastik sidomos në vozitjen e parë, në të cilën shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometra e kaloi për 03:08.285 minuta, ndërsa në të dytën duke mos pasur nevojë të rrezikojë, në cak arriti për 03:14.544 minuta.

Në kampionatin vendor më i shpejti ishte Bardhyl Canolli i Eurogoma Racing Team, me Radicall SR8, i cili në cak arriti për 03:16.503 dhe 03:13.890 minuta.

Canolli ishte i vetmi e rrjedhimisht i pari edhe në plasmanin e përgjithshëm për makinat njëvendëshe për Kampionatin e Kosovës.

Ndërsa, në tri pozitat e para të plasmanin të përgjithshëm për vetura, për Kampionatin e Kosovës, u renditën Gazmend Demolli i Prishtina Racing Team, me Mitsubishi EVO 9, Kushtrim Bytyqi i AK Ferizajt, me Renault Clio dhe Belkim Fazliu i Prizreni D&G, me Renault Megane RS3.

Kushtrim Bytyqi paraqitjen e tij të shkëlqyeshme e kurorëzoi edhe me rekord të shtegut në Klasën 4 me kohë 03:27.374 minuta.

Rekord të shtegut vendosi edhe Fatos Krasniqi në Klasën 2, i cili me Honda Civic në cak arriti për 03:36.345 minuta.

Në renditjen ekipore, AK Prizreni D&G u rendit në pozitën e parë me 55 pikë, pasuar nga Prishtina Racing Team me 20, AK Ferizaj (20), DTM (15), Eurogoma Racing Team (10) dhe AK Drenica me 10 pikë.

Rezultatet komplete të garës mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:

https://kstiming.com/

Rion Tytynxhiu vazhdon me sukses rrugëtimin në FIA Karting Academy TrophyGaruesi ynë,  Rion Tytynxhiu mori pjesë në raun...
14/06/2026

Rion Tytynxhiu vazhdon me sukses rrugëtimin në FIA Karting Academy Trophy

Garuesi ynë, Rion Tytynxhiu mori pjesë në raundin e dytë të FIA Karting Academy Trophy, i cili u zhvillua në Mulsen të Gjermanisë.

Aktiviteti u mbajt nga e enjtja deri të dielën, kur u zhvillua edhe gara finale. Në këtë ngjarje morën pjesë garues nga 44 shtete, ku Rioni arriti të kualifikohet për në finale. Kushtet atmosferike ishin mjaft sfiduese, me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu gjatë disa sesioneve të fundjavës.

Pas një paraqitjeje shumë të mirë dhe një performance të shkëlqyer në kualifikime, Rioni arriti të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e garës. Edhe në finale ai pati paraqitje të denjë, duke përballuar me sukses sfidat e pistës dhe kushtet e vështira atmosferike.

Federata e Auto Sporteve të Kosovës e përgëzon Rionin për përkushtimin dhe paraqitjen e tij, duke i uruar suksese të mëtejshme në raundin e tretë që do të mbahet në Suedi.

Gjengiz Hajrullahu sërish në shtigjet e garave
12/06/2026

Gjengiz Hajrullahu sërish në shtigjet e garave

Pas disa viteve larg pistave dhe atmosferës së garave, një emër i njohur i automobilizmit po rikthehet aty ku e ka vendin – në start.

Gjengiz Hajrullahu rikthehet në sportin e garave automobilistike me një sfidë të re dhe me një pasion që nuk është shuar asnjëherë. Edhe pse vitet e pauzës e mbajtën larg konkurrencës, dashuria për shpejtësinë, adrenalinën dhe emocionin e garës mbeti gjithmonë e gjallë.

Për rikthimin e tij, Gjengizi ka zgjedhur një veturë që mishëron shpirtin garues dhe karakterin luftarak – Opel Corsa B. Një projekt i përgatitur me përkushtim, sakrificë dhe vëmendje të veçantë ndaj çdo detaji teknik e të sigurisë, me synimin për të qenë konkurrues në çdo paraqitje.

Ky rikthim nuk është thjesht kthim në gara. Është rikthim te pasioni, te emocionet e dikurshme, te sfidat që e kanë formësuar si garues ndër vite. Është dëshmi se dashuria për këtë sport nuk njeh kohë dhe nuk harrohet kurrë.

Me përvojën e fituar ndër vite, me vullnetin e palëkundur dhe me mbështetjen e familjes, miqve, sponsorëve dhe dashamirëve të automobilizmit, Gjengiz Hajrullahu është gati të shkruajë një kapitull të ri në rrugëtimin e tij sportiv.

Pistat malore do të dëgjojnë sërish zhurmën e motorit të tij, ndërsa numri 222 do të rikthehet në luftën për çdo sekondë, në kërkim të rezultateve dhe emocioneve që vetëm garat mund t'i ofrojnë.

Mirë se u riktheve, Gjengiz! Urojmë që ky rikthim të jetë i mbushur me suksese, gara të forta dhe momente të paharrueshme.

Address

Federata E Autosporteve Të Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349712890

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FASK Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category