Federata e Kickbox-it të Kosovës

Federata e Kickbox-it të Kosovës Federata e Kickbox-it të Kosovës | Faqja zyrtare
Kickboxing Federation of Kosova | Official Page

President
Fatmir Makolli

•Kikboksierët e Kosovës në EUSA Combat – Tirana•-Kikboksierët e Kosovës po marrin pjesë në Kampionatin Evropian Universi...
13/09/2026

•Kikboksierët e Kosovës në EUSA Combat – Tirana•

-Kikboksierët e Kosovës po marrin pjesë në Kampionatin Evropian Universitar – EUSA Combat, Tirana, në kuadër të përfaqësimit të studentëve-sportistë të Kosovës, përmes Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUK).

-Ekipi ynë do ta përfaqësojë Kosovën me përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm, duke synuar një paraqitje sa më dinjitoze në këtë ngjarje të rëndësishme universitare evropiane.

🇽🇰 Urojmë suksese ekipit të Kosovës dhe rezultate sa më të mira në garë!
Forca Kosovë! 🇽🇰

13/09/2026
12/09/2026

Gati për ring… 🥊

Ekipi ynë në Kickboxing ka arritur në Tiranë, ku do të garojë në Kampionatin e Sporteve Luftarake të EUSA-s, në të cilin po marrin pjesë rreth 1500 atletë evropianë.

Nën drejtimin e sekretarit Fidan Hamiti, shef i delegacionit, dhe Ilir Menxhiqit, trajner, Kosovën do ta përfaqësojnë studentët: Nart Kastrati, Helmi Gjata dhe Artor Mehmeti.

👏🥊 Suksese djemve tanë! Forca!

•KAMPIONATI EVROPIAN UNIVERSITAR – EUSA COMBAT 202612,17 Shtator Tiranë, Shqipëri 🇦🇱-Artor Mehmeti -71 KG | K1-Hilmi Gja...
08/09/2026

•KAMPIONATI EVROPIAN UNIVERSITAR – EUSA COMBAT 2026
12,17 Shtator Tiranë, Shqipëri 🇦🇱
-Artor Mehmeti -71 KG | K1
-Hilmi Gjata -67 KG | K1
-Nart Kastrati -84 KG | KL

•KAMPIONATI BOTËROR WAKO PËR TË RINJItali | 18–27 Shtator 2026•
06/09/2026

•KAMPIONATI BOTËROR WAKO PËR TË RINJ
Itali | 18–27 Shtator 2026•

06/09/2026
🇽🇰 KOSOVA SHKËLQEN NË 31st HUNGARIAN WORLD CUP! 🇽🇰-Përfaqësuesja e Kick Box-it të Kosovës përfundoi me sukses garat në 3...
30/08/2026

🇽🇰 KOSOVA SHKËLQEN NË 31st HUNGARIAN WORLD CUP! 🇽🇰

-Përfaqësuesja e Kick Box-it të Kosovës përfundoi me sukses garat në 31st Hungarian World Cup, duke u rikthyer me 4 medalje dhe paraqitje dinjitoze në një prej turneve më të rëndësishëm ndërkombëtarë.
🥈 Nart Mehmeti – Medalje e Argjendtë
🥈 Taulant Salihaj – Medalje e Argjendtë
🥉 Hilmi Gjata – Medalje e Bronztë
🥉 Elda Hasani – Medalje e Bronztë, Juniore

-Nart Mehmeti dhe Taulant Salihaj zhvilluan finale të forta dhe tejet të ngushta, duke u ndalur në vendin e dytë, ndërsa Hilmi Gjata dhe Elda Hasani siguruan medalje të bronzta me paraqitje të denja.

-Edmond Sallahu e nisi garën me një fitore të rëndësishme në meçin e parë. Fatkeqësisht, pas një lëndimi të pësuar gjatë garave, nuk arriti të japë maksimumin në vazhdim dhe u ndal në kualifikimet për gjysmëfinale, duke mbetur kësaj here pa medalje. Respekt për paraqitjen dhe luftën e treguar.

-Këto rezultate janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe sakrificës së sportistëve tanë, si dhe e potencialit që Kosova po dëshmon në arenën ndërkombëtare.
Një falënderim i veçantë për Ministrinë e Sportit, trajnerët, klubet, prindërit, sportdashësit dhe të gjithë ata që qëndrojnë pranë sportistëve tanë dhe kontribuojnë në zhvillimin e Kick Box-it në Kosovë.

🥈🥈🥉🥉4 medalje.
Një ekip. Një flamur. Një Kosovë. 🇽🇰
Krenarë për ju!
Forca ekipit! Forca Kosovës! 🇽🇰

•Vizitë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari.🇽🇰-Vizitë dhe mbështetje e veçantë për Përfaqësuesen e Kick Box-...
30/08/2026

•Vizitë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari.🇽🇰

-Vizitë dhe mbështetje e veçantë për Përfaqësuesen e Kick Box-it të Kosovës gjatë pjesëmarrjes në Kupën Botërore të WAKO-s në Budapest.

-Falënderojmë Ambasadën për përkrahjen, motivimin dhe shtytjen e garuesve tanë drejt rezultateve sa më të mira.

-Faleminderit për mbështetjen! Forca Kosovë!🇽🇰

Ju përcjellim rezultatet e deritanishme të Përfaqësueses së Kick Box-it të Kosovës, e cila po merr pjesë në WAKO World C...
29/08/2026

Ju përcjellim rezultatet e deritanishme të Përfaqësueses së Kick Box-it të Kosovës, e cila po merr pjesë në WAKO World Cup – Hungarian World Cup, që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të ditës, përfaqësuesit e Kosovës kanë shënuar rezultate të rëndësishme në këtë garë ndërkombëtare me mbi 3800 garus nga 52 shtete te botës.

Taulant Salihaj dhe Nart Mehmeti, pas paraqitjeve të suksesshme dhe fitoreve në ndeshjet e tyre, kanë siguruar kalimin në finale, duke vazhduar rrugëtimin e tyre drejt medaljes së artë dhe vendit të parë.

Ndërkohë, Hilmi Gjata, pas një përballjeje të fortë , ku rezultati ishte tejet i ngushtë, e ka përfunduar garën në vendin e tretë, duke i sjellë Kosovës Medalje të Bronztë.

Garat vazhdojnë edhe nesër, ku në program janë finalet, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës pritet të ketë edhe disa përballje të rëndësishme në kategoritë e tjera.

Në kategorinë e junioreve femra, nesër do të garojnë Elda Hasani dhe Nejla Baxhaku, të cilat synojnë paraqitje të suksesshme dhe rezultate sa më të mira për Kosovën.

Po ashtu, në kategorinë e kadetëve, do të garojë Ermir Shaqiri, nga i cili pritet një paraqitje e denjë dhe luftë për medalje.

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të garojë me synimin për të përfaqësuar denjësisht vendin dhe për të siguruar rezultate sa më të larta në një nga garat e rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar të WAKO-s.

Me Respekt ,
Fatmir Makolli
Kryetar

Address

Agim Ramadani 253
Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Kickbox-it të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share