25/08/2021
Shanti Yoga Fest Kosovo - Prishtina
Shanti Yoga Fest është e fokusuar në ofrimin e përvojave të paharrueshme, të sigurta, të këndshme, për rritje dhe zhvillim të njeriut, dhe një platformë për të gjithë ne që vlerësojmë një jetë të shëndetshme dhe në harmoni me natyrën, dhe duam të takojmë njerëz me mendësi të njëjtë.
Shanti Yoga Fest - Edicioni i 5 -të, është krijuar për t`ju ekspozuar ndaj stileve të ndryshme të jogës dhe meditimit, duke përfshirë praktikat e tjera të shërimit dhe shëndetit, si dhe të gjithë bukurinë e kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës, në mesin e aktivitetet e tjera të planifikuara.
Festivali do të mbahet në hapësirat e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë, Kosovë, në datat 4 - 5 Shtator, që bie nën fundjavën e parë të muajit.
Aktivitetet e Programit do të fillojnë të Shtunën në mëngjes, nga ora 7:00, dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës deri në orën 22:00, kur fillon shfaqja/performanca e muzikës live. Ky do të jetë një moment i shkëlqyeshëm për t`u lidhur përsëri dhe për t`u gëzuar së bashku, nën qiellin e hapur, të rrethuar me drunjë dhe ndërtesa të ruajtura të trashëgimisë, energji të mira dhe pozitive, dhe shumë ushqime dhe pije të shëndetshme.
Të dielën në mëngjes (5 Shtator), do të fillojmë përsëri me aktivitete të mrekullueshme nga ora 7:00 e tutje, duke përmbyllur Festivalin orën 19:00 me Ceremoninë e Mbylljes!
Përjetoni bukurinë mahnitëse natyrore dhe trashëgimore dhe krijoni një lidhje më të thellë me praktikën tuaj dhe komunitetin tuaj në Shanti Yoga Fest.
Zbuloni 2 ditë të mbushura me shëndet dhe mirëqenie, me joga gjithëpërfshirëse dhe të arritshme për të gjitha nivelet, rritje, angazhim shërues dhe edukativ, panele folësish, muzikë live, sh*tës artizanal, ushqim të shëndetshëm dhe më shumë.
Rezervo eksperiencën tënde: https://www.kosovopass.com/?id=32,460,0,0,a