03/08/2026
Njoftim.
Jemi jashtëzakonisht të lumtur t’ju njoftojmë se pas një pushimi 2-javor, rikthehemi përsëri në fushë, aty ku fillojnë ëndrrat e fëmijëve tanë! ⚽️❤️
Nga nesër, e martë (04.08.2026), fillojmë përgatitjet për sezonin e ri 2026/27 – një sezon që premton shumë punë, përkushtim, zhvillim dhe momente të bukura së bashku.
Çdo rikthim është një fillim i ri, me më shumë motiv, energji dhe dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë! 💪
Ju mirëpresim të gjithë fëmijët tanë me buzëqeshje, pasion dhe dashuri për futbollin. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë jo vetëm futbollistë më të mirë, por edhe karakter të fortë dhe shoqëri të bukura. 🙌
Ju urojmë një sezon të mbarë, plot shëndet, suksese dhe arritje për secilin prej jush!
Shkolla e Futbollit Grande🤍❤️