05/09/2026
🇽🇰 10 VITE NGA FILLIMI I NJË HISTORIE!
5 shtator 2016. Një datë që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit të Kosovës.
Në Turku të Finlandës, Dardanët zbritën në fushë për herë të parë në një ndeshje zyrtare të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Një fillim i ri, një ëndërr e madhe dhe një kapitull që sapo kishte nisur. 🇽🇰
🇫🇮 Finlanda 1-1 Kosova 🇽🇰
Ishte kapiteni Valon Berisha ai që shkroi emrin e tij në historinë e përfaqësueses, duke shënuar gol nga pika e bardhë për barazimin e Kosovës.
⚽️ Goli i parë i Kosovës në eliminatoret e një Kampionati Botëror.
Sot bëhen 10 vite nga ajo mbrëmje në Turku. Dhjetë vite histori, emocione, sakrificë dhe krenari.
Nga Turku i Finlandës… deri te stadiumet më të mëdha të Evropës. 🇽🇰❤️
Historia e Dardanëve vazhdon.🇽🇰