23/04/2026
Sot u zhvilluan ndeshjet në kuadër të garave të shkollave fillore, ku në nivel regjional u shpallën kampione të Kosovës vajzat nga Shkolla Fillore “Ismail Qemali”, nën udhëheqjen e arsimtares së edukatës fizike, Artizana Krasniqi-Gojnovci.
Në këtë sukses të madh morën pjesë edhe tre anëtare të klubit tonë: Ema Sllovinja, Arisa Hajdari dhe Risa Sylaj, të cilat dhanë kontribut të çmuar në këtë arritje të jashtëzakonshme.
Shkollës Fillore “Ismail Qemali” iu shtua një titull i artë nga këto volejbolliste të reja, por shumë premtuese, një rrugëtim që do të mbetet gjatë në kujtesën e jetës së tyre sportive.
Emës, Arisës dhe Rises u urojmë shumë suksese në vazhdim dhe i duartrokasim fort për përkushtimin dhe talentin e tyre.
Urime të përzemërta edhe arsimtares për punën e palodhshme dhe arritjen e merituar!
Go Blues 🩵