26/05/2026
Dardan Kapiti, MVP i finaleve në Superligën e Kosovës për vitin 2026!
Krenari e veçantë për klubin tonë që një djalosh i cili hapat e parë në basketboll i nisi në Nëntor të vitit 2014 në KB Kerasan, sot vazhdon të shkëlqejë në skenën më të lartë të basketbollit kosovar.
Dardani u zhvillua për afro 3 sezone të plota në ekipin tonë, duke ndërtuar bazat e tij me shumë punë, disiplinë dhe përkushtim, para se rruga e tij të vazhdonte në Holandë, SHBA dhe së fundi në Superligën e Kosovës me KB Trepça.
Nga përfaqësueset e reja U16, U18 dhe U20, deri te një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Përfaqësueses A të Kosovës, rrugëtimi i tij është dëshmi se puna e ndershme dhe durimi gjithmonë shpërblehen.
Jemi krenarë për sukseset e Dardanit, por njëkohësisht krenarë që si klub vazhdojmë t’i japim basketbollit të Kosovës lojtarë, karakter dhe të ardhme.
Puna me të rinjtë mbetet misioni më i rëndësishëm i çdo klubi serioz. Talentet kanë nevojë për mbështetje, udhëzim dhe shumë punë të përditshme që të arrijnë nivelet më të larta. Histori si kjo na japin shpresë dhe motivim se basketbolli ynë ka të ardhme të ndritur kur punohet me përkushtim dhe zemër.