Reggio Basket Academy - Kosovo

Reggio Basket Academy - Kosovo Akademia Italiane e basketbollit në Prishtinë , model për zhvillimin e gjeneratave të reja 🇮🇹🏆🏀

27/08/2026

Misioni : çdo gjë, përveç shishes së ujit.
🏀

🏀 REGJISTRIMET JANË TË HAPURA – RBA MINIBASKETBALL (U6–U12)A dëshironi që fëmija juaj të zhvillohet në një ambient profe...
03/08/2026

🏀 REGJISTRIMET JANË TË HAPURA – RBA MINIBASKETBALL (U6–U12)

A dëshironi që fëmija juaj të zhvillohet në një ambient profesional, të sigurt dhe motivues?

RBA Academy hap regjistrimet për grupmoshat 5–11 vjeç (U6–U12). Akademia jonë ofron stërvitje cilësore të udhëhequra nga trajnerë profesionistë me përvojë të fituar në Itali dhe në punën me Përfaqësuesen e Kosovës.

Në RBA, fëmijët mësojnë bazat e basketbollit, zhvillojnë disiplinën, vetëbesimin, frymën ekipore dhe krijojnë miqësi të reja në një atmosferë pozitive.

Mos e humbni mundësinë – regjistroni fëmijën tuaj sot dhe bëhuni pjesë e familjes RBA!

📍 Regjistrimi është i thjeshtë – plotësoni formularin duke klikuar në linkun më poshtë.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdhIeGFfYm3LNpEc3xdCOBX7p-6_r1jRa-GcYKxtTJ9PrKx5Q/viewform?usp=header

Një rrugëtim i paharrueshëm për Përfaqësuesen e Kosovës U18 në FIBA Women’s EuroBasket Division C, ku vajzat tona e mbyl...
28/07/2026

Një rrugëtim i paharrueshëm për Përfaqësuesen e Kosovës U18 në FIBA Women’s EuroBasket Division C, ku vajzat tona e mbyllën kampionatin me medaljen e bronztë dhe vendin e tretë.
Ky kampionat solli emocione, përkushtim dhe shumë momente të bukura që do të mbeten gjatë në kujtesë. Si pjesë e stafit teknik, secili dha kontributin e tij në këtë sukses.
Trajneri Bytyqi e cilësoi këtë eksperiencë si të jashtëzakonshme, duke theksuar se, edhe pse objektivi kryesor nuk u arrit për shkak të lëndimeve dhe mungesës së fatit në momentet vendimtare, skuadra tregoi karakter dhe luftoi deri në fund.

“Rezultati që synonim nuk erdhi për shkak të disa lëndimeve dhe mungesës së fatit. Por medalja e artë për mua ishin vajzat. Ajo që treguan në fushë ishte përtej pritshmërive tona. Jam jashtëzakonisht krenar me angazhimin dhe karakterin që treguan gjatë gjithë kampionatit,” tha Bytyqi.

Urime vajzave të Kosovës U18, stafit teknik dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. Ky sukses është dëshmi e punës, përkushtimit dhe një bazë e fortë për të ardhmen.🇽🇰🏀 🇽🇰

Me shumë kënaqësi dhe krenari ndajmë lajmin se këtë verë, trajneri Bytyqi do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U1...
10/07/2026

Me shumë kënaqësi dhe krenari ndajmë lajmin se këtë verë, trajneri Bytyqi do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U18 – Vajzat 🇽🇰🏀, në rolin e asistent trajnerit.
Një mundësi e veçantë dhe një përgjegjësi e rëndësishme, të cilën trajneri Bytyqi e pranon me shumë motivim, përkushtim dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e vajzave tona dhe të basketbollit të Kosovës. 💙💛

Kampionati do të mbahet në Pejë, ku Përfaqësuesja e Kosovës do të synojë ta përfaqësojë vendin me krenari, energji dhe zemër! 🇽🇰🔥

Shihemi në Pejë! 🏀🙌

21.07.2026
🇽🇰

Dje në RBA patëm kënaqësinë të organizojmë një aktivitet të veçantë në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, ku të rinjtë d...
19/06/2026

Dje në RBA patëm kënaqësinë të organizojmë një aktivitet të veçantë në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, ku të rinjtë dhe të rejat tona patën mundësinë të mësojnë shprehje të ndryshme në gjuhën frënge në kuadër të basketbollit.

Ishte një përvojë e bukur që ndërthur sportin, kulturën dhe mësimin, duke krijuar ura miqësie dhe bashkëpunimi.

Falënderojmë Ambasadën Franceze për kontributin e tyre në këtë aktivitet. Sepse sporti nuk njeh kufij – ai bashkon njerëzit, kulturat dhe gjuhët. 🏀🇫🇷🤝
Merci

Me shumë krenari dhe përkushtim, përfundova me sukses ICC në Budapest! 🇭🇺🏀Kjo eksperiencë ishte një mundësi e jashtëzako...
07/06/2026

Me shumë krenari dhe përkushtim, përfundova me sukses ICC në Budapest! 🇭🇺🏀

Kjo eksperiencë ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të mësuar, për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të njohur njerëz inspirues nga vende të ndryshme. Çdo sfidë gjatë këtij rrugëtimi më ka bërë më të fortë dhe më të motivuar për hapat e ardhshëm.

Mirënjohës për çdo përvojë, njohuri dhe kujtim të krijuar gjatë kësaj aventure.

Krenarë me pjesëmarrjen e zogjve tanë U10 në Festivalin e Minibasketit, të organizuar nga Federata e Basketbollit e Koso...
01/06/2026

Krenarë me pjesëmarrjen e zogjve tanë U10 në Festivalin e Minibasketit, të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. 🏀

E ardhmja jonë tregoi disiplinë, energji, pasion dhe dashuri të madhe për basketbollin. Çdo buzëqeshje, çdo vrapim dhe çdo përpjekje në parket na bën të besojmë se basketbolli kosovar ka një të ardhme të ndritur.

Reggio Basket Academy sheh potencial të jashtëzakonshëm te këta fëmijë dhe do të vazhdojë t’i mbështesë në rrugëtimin e tyre sportiv. Faleminderit organizatorëve për këtë përvojë të mrekullueshme dhe prindërve për përkrahjen e vazhdueshme.

E ardhmja është këtu! 🤍❤️🏀

🇽🇰

Për Nënën,ti je forca jonë në çdo hap,  ajo që na shtyn të ndjekim ëndrrat tona  dhe të luftojmë për çdo “kosh” në jetë....
10/05/2026

Për Nënën,

ti je forca jonë në çdo hap,
ajo që na shtyn të ndjekim ëndrrat tona
dhe të luftojmë për çdo “kosh” në jetë.
Me ty mësojmë të besojmë te vetja
dhe të arrijmë çdo qëllim.

Gëzuar Festën e Nënës 🏀🤍❤️

Një sezon i jashtëzakonshëm, plot emocione, sakrificë dhe zemër! ❤️🏀Krenarë pafundësisht me vajzat tona të RBA U21, të c...
29/04/2026

Një sezon i jashtëzakonshëm, plot emocione, sakrificë dhe zemër! ❤️🏀

Krenarë pafundësisht me vajzat tona të RBA U21, të cilat dhanë gjithçka nga vetja gjatë gjithë sezonit, luftuan deri në fund dhe treguan karakter, forcë dhe shpirt ekipi. Edhe pse këtë herë nuk arritëm të shpallemi kampione të Kosovës, pas humbjes në finale ndaj KB Trepça, për ne ju mbeteni kampione të vërteta! 👏🔥

Finalet nuk të përcaktojnë, por rruga, mundi dhe zemra që lini në parket. Ju keni dëshmuar se suksesi nuk matet vetëm me trofe, por me përkushtimin dhe pasionin që tregoni çdo ditë.

Urime KB Trepça për titullin e kampioneve të Kosovës U21! 🏆👏

Vajza tona, mbani kokën lart — kjo është vetëm fillimi. Humbjet janë mësime, ndërsa kampionet e vërteta ngrihen edhe më të forta. E ardhmja ju takon juve! ⚪️🔴💪

ChampionsMindset

Ndeshja e parë e finales së play-off-it! 🤍❤️Liga U21 Vajzat 🆚KBF Trepça 📆 23 Prill ⏰ 13:00 📍” Minatori “ - Mitrovicë
21/04/2026

Ndeshja e parë e finales së play-off-it! 🤍❤️
Liga U21 Vajzat

🆚KBF Trepça
📆 23 Prill
⏰ 13:00
📍” Minatori “ - Mitrovicë

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Reggio Basket Academy - Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Reggio Basket Academy - Kosovo:

Shortcuts

Share