Fight factory

Fight factory Fight Factory Kosova

Urime të mëdha për paraqitjen fantastike në MFC! 🔥🥊Lion Selmani u shpall kampion pas dy fitoreve shumë të rëndësishme në...
16/05/2026

Urime të mëdha për paraqitjen fantastike në MFC! 🔥🥊

Lion Selmani u shpall kampion pas dy fitoreve shumë të rëndësishme në kategorinë -77 kg, duke treguar forcë, përgatitje dhe dominim gjatë gjithë ndeshjeve. Me performancë të shkëlqyer dhe zemër luftëtari, ai arriti ta mbyllë turneun në mënyrën më të mirë të mundshme. 💪🏆

Po ashtu, edhe Riad Beqiri shkëlqeu në kategorinë 59 kg, ku arriti një fitore të merituar me paraqitje shumë të mirë dhe luftë të fortë deri në fund. 👏🔥

Krenar me punën, disiplinën dhe suksesin e tyre. E ardhmja duket shumë premtuese për këta luftëtarë! 🥋🏅

🔥 Kampi Veror “Sfido Veten” 🔥Një kamp unik për të rinj që duan të dalin nga zona e rehatisë, të forcohen fizikisht dhe m...
11/05/2026

🔥 Kampi Veror “Sfido Veten” 🔥

Një kamp unik për të rinj që duan të dalin nga zona e rehatisë, të forcohen fizikisht dhe mentalisht, dhe të përjetojnë atmosferën e vërtetë sportive.
Në kampin “Sfido Veten” pjesëmarrësit do të kenë mundësi të stërviten në MMA, kondicion fizik, disiplinë, vetëmbrojtje dhe aktivitete ekipore që zhvillojnë vetëbesimin dhe karakterin.

✅ Stërvitje profesionale
✅ Aktivitete sportive dhe argëtuese
✅ Disiplinë dhe motivim
✅ Shoqëri dhe eksperiencë e paharrueshme
✅ Zhvillim fizik dhe mental

Ky kamp nuk është vetëm për sport — është një sfidë ndaj vetes për t’u bërë më i fortë, më i disiplinuar dhe më i sigurt në çdo hap.
💪 Sfido limitet. Sfido frikën. Sfido Veten!

Urime të veçanta për Besnik Lahu për arritjen e madhe duke u bërë brez i zi në taekwondo, një moment që shpërblen punën,...
27/04/2026

Urime të veçanta për Besnik Lahu për arritjen e madhe duke u bërë brez i zi në taekwondo, një moment që shpërblen punën, disiplinën dhe përkushtimin e tij ndër vite.

Një krenari e veçantë është fakti që brezi i parë që ai ka nxjerrë me brez të zi është Butrint Ejupi, duke dëshmuar vazhdimësinë e punës së palodhshme dhe ndikimin pozitiv që ka pasur si mentor dhe trajner.

Falënderim i veçantë shkon për Nuhi Gashi për vlerësimin dhe dhënien e brezit, duke i dhënë këtij momenti rëndësi dhe vlerë të veçantë.

Suksese të mëtejshme dhe rrugëtim sa më të suksesshëm në sport dhe në edukimin e brezave të rinj! 👏🥋

Në Kampionatin Kombëtar të MMA, katër garues nga klubi ynë u paraqitën me performancë të jashtëzakonshme, duke treguar p...
19/04/2026

Në Kampionatin Kombëtar të MMA, katër garues nga klubi ynë u paraqitën me performancë të jashtëzakonshme, duke treguar përgatitje të lartë fizike, disiplinë dhe shpirt garues. Secili prej tyre dha maksimumin në kafaz, duke zhvilluar duele të forta dhe teknike, ku u dalluan për guximin dhe profesionalizmin e treguar. Falë këtyre paraqitjeve të shkëlqyera dhe rezultateve të arritura, klubi ynë arriti të zërë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, një sukses i rëndësishëm që dëshmon punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të ekipit tonë.

🌙🥋 Orari i Ramazanit – Fight Factory 2026 🥊🌙Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, stërvitjet vazhdojnë me orar të përsht...
18/02/2026

🌙🥋 Orari i Ramazanit – Fight Factory 2026 🥊🌙

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, stërvitjet vazhdojnë me orar të përshtatur pas iftarit, për të ruajtur energjinë, disiplinën dhe formën fizike.

👦 Taekwondo Kids
🏋️ Fitness Functional
🥊 MMA Kids & MMA për të rritur

Forcë, përkushtim dhe respekt – edhe gjatë Ramazanit.
Na u bashkohu dhe vazhdo rrugën drejt vetëdisiplinës dhe fuqisë! 💪✨

14/02/2026
Nuk ka justifikime.Veç punë, disiplinë dhe përparim.MMA t’bën ma të fortë çdo ditë. 👊
05/02/2026

Nuk ka justifikime.
Veç punë, disiplinë dhe përparim.
MMA t’bën ma të fortë çdo ditë. 👊

Fitnes funksional është stërvitje që e përgatit trupin për lëvizje reale të përditshme. Përmirëson forcën, stabilitetin,...
27/01/2026

Fitnes funksional është stërvitje që e përgatit trupin për lëvizje reale të përditshme. Përmirëson forcën, stabilitetin, shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë, duke aktivizu krejt trupin me ushtrime dinamike e praktike.

Functional Fitness në Fight Factory është për të gjithë mbi 14 vjeç që duan trup më të fortë, energji dhe formë më të mi...
02/01/2026

Functional Fitness në Fight Factory është për të gjithë mbi 14 vjeç që duan trup më të fortë, energji dhe formë më të mirë.

Ndërto forcë që zgjat.
02/01/2026

Ndërto forcë që zgjat.

Address

Vinicianum
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fight factory posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category