25/06/2026
Kemi lansuar uebfaqen e re të KosADA, e cila synon të ofrojë qasje më të lehtë, më të shpejtë dhe më transparente në informatat dhe shërbimet antidoping për sportistët, klubet sportive,federatat, personelin mbështetës, profesionistët shëndetësor dhe publikun.
Në uebfaqen e re mund të gjeni:
Lajmet dhe njoftimet më të fundit të KosADA;
Rregullat kombëtare anti-doping;
Listën e Substancave dhe Metodave të Ndaluara;
Informata për Lejet për Përdorim Terapeutik (TUE);
Materiale edukative dhe udhëzues për
procedurat e kontrollit të dopingut, menaxhimit të rezultateve dhe raportimit;
Publikime, raporte dhe dokumente të tjera me rëndësi.
Uebfaqja është zhvilluar për të përmirësuar komunikimin me komunitetin sportiv dhe për të promovuar transparencën, edukimin dhe vlerat e sportit të pastër, në përputhje me Kodin Botëror Anti-Doping dhe standardet ndërkombëtare.
Për më shumë vizitoni uebfaqen e KosADA: