21/07/2026
Nuk ka problem që nuk meriton të provohet të zgjidhet.
Çdo ditë përballemi me pajisje që shumë i konsiderojnë të pariparueshme.Për ne,çdo defekt është një sfidë dhe çdo zgjidhje është një përgjegjësi ndaj klientit.
Specialiteti ynë është diagnostikimi profesional,riparimi elektronik dhe softuerik i pajisjeve të fitnesit.Me përvojë,pajisje profesionale dhe përkushtim,arrijmë t'u japim jetë edhe pajisjeve që shpesh konsiderohen të humbura.
Qëllimi ynë nuk është thjesht të riparojmë një pajisje,por t'i kursejmë klientit kohë,para dhe investime të panevojshme.Për ne,klienti largohet i kënaqur vetëm kur pajisja funksionon si duhet.
Nëse keni pista vrapimi,biçikleta,eliptike,stepperë ose pajisje të tjera fitnesi me probleme elektronike,softuerike apo mekanike,na kontaktoni me besim.
Fitness Equipment Kosova 🇽🇰 – Profesionalizëm,përvojë dhe zgjidhje kur të tjerët thonë "nuk bëhet". 🔧💪😎👊