04/05/2026
🏅 Sukses i madh për OmniSport në Garën e Ligës C të Gjimnastikës!
Më 26 prill 2026 u mbajt Gara e Ligës C në gjimnastikë, ku Klubi OmniSport u përfaqësua me plot 26 garues.
Gjimnastet tona treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm me mbi 30 medalje të fituara.
Gara e Ligës C ka një rëndësi të veçantë, sepse është vendi ku fëmijët sfidojnë veten për herë të parë në një ambient garues, mësojnë të përballen me emocionet të respektojnë rregullat dhe të ndërtojnë besimin në aftësitë e tyre. Pikërisht nga këto hapa të parë mund të lindin sportistët e dalluar të së ardhmes, të cilët një ditë mund ta përfaqësojnë klubin, qytetin dhe vendin tonë edhe jashtë Kosovës.
Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme të fëmijëve, trajnerëve dhe mbështetjes së prindërve.
Jemi krenarë për secilën garuese që dha maksimumin dhe përfaqësoi OmniSport me dinjitet.