07/08/2023
Më të fortë së bashku 💪
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Podujevës dhe OJQ Qendra e Zhytjes "Llapi"
Sot gjatë ditës kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin Besart Ejupi nga OJQ Qendra e Zhytjes "Llapi" për parandalimin e rreziqeve dhe ofrimin e shërbimeve në rastet e kërkimit, zbulimit dhe shpëtimit në ujërat në territorin e Komunës së Podujevës.
Kjo marrëveshje përfshin periudhën 4 vjeçare, ku në mënyrë vullnetare OJQ Qendra e Zhytjes "Llapi" do t'i ofrojë këto shërbime, kurse komuna do të angazhohet t'i sigurojë pajisjet e nevojshme për organizatën.
Kryetari Bulliqi e falënderoi drejtorin Ejupi për gatishmërinë e bashkëpunimit për ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët llapjanë.
07.08.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim