01/08/2026
🇽🇰🥋🇸🇰 Klubi i Karatës Besa-Lluzhan në Kampin Ndërkombëtar të Karatesë në Sllovaki
Klubi i Karatës Besa-Lluzhan mori pjesë në 5th International Sparring Karate Camp 2026, i mbajtur nga 26 korriku deri më 1 gusht 2026 në Moštenica–Kyslá, Sllovaki.
Klubin tonë e përfaqësuan kampioni Aid Curri dhe trajneri Sensei Isak Curri, duke zhvilluar stërvitje intensive me sportistë të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
🙏 Falënderime të veçanta për miqtë dhe organizatorët tanë Josef Poljak dhe Ján Kalčok për mikpritjen e ngrohtë, profesionalizmin dhe organizimin e shkëlqyer të këtij kampi.
Ishte një privilegj të stërviteshim krah për krah me kampionë botërorë, evropianë dhe kombëtarë nga 7 shtete, në një ambient ku u shkëmbyen përvoja, njohuri dhe standarde të larta të karatesë. Kjo përvojë është një motivim i madh dhe një hap shumë i rëndësishëm në përgatitjet tona sportive.
Ky kamp shërbeu si një përgatitje shumë e vlefshme për Kampionatin Botëror të Karatesë, i cili do të mbahet në tetor 2026 në Poloni.
🙏 Një falënderim i sinqertë për Komunën e Podujevës për mbështetjen financiare përmes subvencioneve për vitin 2026, që bëri të mundur pjesëmarrjen në këtë kamp ndërkombëtar.
Faleminderit të gjithë miqve tanë për mikpritjen dhe miqësinë. Shpresojmë të takohemi sërish shumë shpejt në tatami!
Me respekt,
Klubi i Karatës Besa-Lluzhan
🇽🇰🥋🇸🇰 OSS!
Komuna e Podujevës e Karatës se Kosovës