18/05/2026
FALËNDERIM
Me përfundimin e Turnirit Tradicional në Futboll të Vogël – Kërpimeh 2026, në emër të Këshillit Organizativ dhe në emrin tim personal, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan dhe ishin pjesë e këtij organizimi madhështor.
⚽ Faleminderit të gjitha ekipeve pjesëmarrëse për lojën korrekte dhe emocionet që dhuruan gjatë gjithë turneut.
Falënderim i veçantë për sponsorët që na mbështetën dhe ndihmuan në realizimin e këtij turneu tradicional.
🕊️ Respekt dhe mirënjohje të pafund për familjarët e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, në nderim të të cilëve organizohet ky turne.
🎤 Faleminderit këngëtarit Adion Muqiqi për atmosferën fantastike në finalen e madhe.
📸 Faleminderit fotografit, zerimit, sintazhit, TV Llapi për transmetimin LIVE dhe Radio Llapi për përkrahjen mediale gjatë gjithë turneut.
Falënderim i veçantë edhe për prezencën e ish Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, si dhe gjithë mysafirëve dhe personave zyrtarë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.
👏 Faleminderit gjithë shikuesve, bashkësisë lokale dhe diasporës për mbështetjen dhe respektin që i dhatë këtij organizimi.
Faleminderit 🫶😍a