08/07/2026
Dhimbja e shpinës pas anestezisë epidurale ose spinale është një ankesë e zakonshme, por në shumicën e rasteve nuk shkaktohet nga vetë anestezia. Shkaktarët më të zakonshme janë:
☆Trauma e lehtë nga gjilpëra, shpimi i ligamenteve dhe muskujve mund të shkaktojë dhimbje lokale për disa ditë.
☆Pozicioni gjatë procedurës dhe lindjes, qëndrimi i përkulur dhe orët e gjata të lindjes mund të lodhin muskujt e shpinës.
☆Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë, hormoni relaksinë zbut ligamentet, duke e bërë shtyllën kurrizore më të ndjeshme.
☆Dobësimi i muskujve të trungut dhe dyshemesë pelvike pas lindjes, që mund të çojë në mbingarkesë të shpinës.
☆Probleme të mëparshme të shtyllës kurrizore (p.sh. dhimbje kronike, hernia diskale, spondiloza), të cilat mund të riaktivizohen pas lindjes.
☆Fizioterapia pas lindjes ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës dhe pelvikut, rikthimin e forcës së muskujve të barkut, përmirësimin e qëndrimit të trupit dhe rikthimin e nënës në aktivitetet e përditshme në mënyrë të sigurt dhe pa dhimbje.
Një vlersim dhe trajtim profesional mundësohet në klinikën Fizioterapia.
Termini i obliguar
044776333, 045 262300